Veshi, Hunda, Gryka (ORL)

Këto degë të specifike kërkojnë trajnim të specializuar. Përveç trajnimit standard Vesh-Hundë-Fyt, specialistët tanë për veshin, hundën, fytin kanë kryer trajnime të mëtejshme. Spitalet tona janë të pajisura me teknologjinë më të fundit per të gjitha procedurat e lidhura me veshin, hundën dhe fytin aktualisht në dispozicion në mbarë botën.

Ekzaminimet kryhen në një dhomë tepër moderne, plotësisht të pajisur (endoskop i ngurtë dhe fleksibile, stroboskop, sistemi rregjistrimi dixhital) nga mjekë të trajnuar të cilët do të sigurojë që ju të merrni trajtimin e duhur. Specialistët  e veshit, hundës dhe fytit bashkepunojne me specialistë të tjerë për të siguruar kujdes të plotë për pacientët.

 

Otologji/Neurotologji

Njësia e Otologjisë/Neurotologjisë kryen procedurat e mëposhtme:

Trajtim të zhurmes në veshë, trajtim te marrjes se mendeve(vertigos), kirurgji për çrregullime të daulles së veshit dhe veshit te mesëm, kirurgji otoskleroze, diagnostikim dhe trajtim te humbjes së dëgjimit; vendosje kirurgjikale të implantit koklear tenjohur edhe si veshët Bionik; rehabilitimi me pajisje dëgjimi, dhe administrim te pajisjeve të dëgjimit futur në formë kirurgjikale. Gjithashtu kirurgjia per patologjite  kongjenitale e veshit atresia, aplikimi BAHA, riparim i mikrotise.

 

Kirurgjia për kancerin otolaringologjik.

Kirurgjia Otolaringologjike duke përdorur metodat më moderne në dispozicion, është aplikuar për të trajtuar semundjet e; veshit, hundës, fytit, zgavrën e gojës, fosave nazale, fytit, gjëndrave të pështymës, dhe diagnostikimin dhe trajtimin e të gjitha tumoreve beninje dhe malinje në tiroide dhe qafë. Përveç kësaj në klinikat tona ofrohet  edhe trajtim kirurgjikal dhe post-kirurgjikal i riparimit të indeve të humbura, dhe trajtime onkologjike.

 

Rhinologjia

Departamenti ynë i Rhinologjisë administron me sukses procedurat mjekësore dhe kirurgjikale për diagnostikimin dhe trajtimin e kongjestionit nazal, trajtimet e alergjisë, dhe trajtimin mjekësor dhe kirurgjikal të semundjeve të sinuseve. Problemet e lindura të hundës si atresia e koaneve  menaxhohen me sukses.

Teknikat endoskopike aplikohen gjerësisht sot në kirurgjinë e sinuseve.  Klinika jonë përdor”Sistemin e Navigacionit kirurgjikal”  më të zhvilluar dhe më të fundit, i cili redukton rrezikun e komplikimeve që rezultojnë nga operacioni. Në këtë mënyrë, efektet anësore t e mundshme  janë reduktuar në nivele jashtëzakonshme. Kjo teknologji është veçanërisht e dobishme në pacientët të cilët i janë nënshtruar operacioneve të mëparshme që rezultojnë në një anatomi të ndryshuar ose pacientët me tumore.

 

Kirurgji plastike e fytyrës

Kirurgjia plastike e fytyrës është një fushë e cila është zhvilluar në masë vitet e fundit. Përveç Rhinoplastikës, ne ofrojmë kryerjen e suksesshme te procedurave te shumta, duke përfshirë: korrigjimin e veshëve të dale, trajtim të rrudhave të fytyrës (Botox, mbushës); facelifts ( ngritje e fytyres kirurgjikale apo nëpërmjet metodës ngritëse me qepje), ngritje të qafës, korrektim të venitjes së qepallave ,blefaroplastika . Klinika gjithashtu kryen kirurgji me sukses  orthognatike.

 

Sëmundje pediatrike të veshit, hundës dhe fytit

Klinika jonë është njëra prej disa qendrave të cilat ofrojnë një trajtim të tillë të plotë. Mjekët tanë specialistë kryejnë procedurat  në departamentin pediatrik të hundës, veshit fytit të cilat nuk janë të kufizuar vetëm në operacioneve të bajameve ose adenoideve, por gjithashtu përfshijnë: trajtim të anomalive kongjenitale (të lindurit pa veshë apo hundë, qiellzë të çarë), çrregullime në frymëmarrje të lidhura me anomali kongjenitale në fyt, kiste dhe masa të lindura.

 

Çrregullime te zerit dhe disfagjia (çrregullime në gëlltitje)

Njësia për çrregullime te zerit dhe gëlltitje  siguron ekzaminimet e nevojshme, rehabilitim, kirurgji dhe trajtim për çrregullime duke përfshirë disfonine (humbja e zërit), çrregullime të zërit, vështirësi në gëlltitje, dhe sialorrhea (rrjedhje pështyme).

 

Lazeri Lumenis CO2 përdor teknologjinë më të fundit dhe është aktualisht në dispozicion në disa institucione shëndetësore në mbarë botën. Specialistët tanë me përvojë përdorin pajisje për të trajtuar gjendje, duke përfshirë çrregullimet e kordave vokale (polipe, lezione), stenozë trakeale (tumoret), dhe kancerin në fyt. Tumoret e gojës dhe hundës dhe lezione të lëkurës  mund të trajtohen me lazer me hemoragji minimale. Është e njohur gjithashtu se lazeri është një metodë jashtëzakonisht e dobishme në trajtimin e papilomës, një infeksion viral respirator. Lazeri përdoretpër të trajtuar edhe  lezione të lëkurës në kirurgjinë plastike me lazer CO2.

 

Çrregullime të gërhitjes dhe gjumit

Pacientët që vuajnë nga gërhitja dhe apnea e gjumit  mund te ekzaminohen në klinikën tonë. Çrregullimet e gjumit  percaktohen në laboratorin e gjumit  , me pas sugjerohen metoda të përshtatshme të trajtimit (qoftë kirurgjikale apo CPAP – një maskë e cila administron presionin e ajrit për të mbajtur hapur rrugët e frymëmarrjes).

 

Audiologjia dhe Pengesa në të folur

Departamenti i Audiologjisë dhe pengesave në të folur aplikon procedurat e mëposhtme: teste të dëgjimit, testet e ekuilibrit, rehabilitimi tringëllimës në vesh, trajtimi i çrregullimeve të ekuilibrit, terapia e të folurit dhe disfagia, zgjedhja dhe zbatimi i pajisjeve ndihmëse të dëgjimit; implanti koklear në pacientët që vuajnë qoftë nga humbje të  dëgjimit kongjenitale apo që vuajnë nga humbja e avancuar e dëgjimit pas lindjes. Të gjitha testet para çdo procedure dhe rehabilitimi pas procedurës kryhen nga Audiologët tanë të specializuar. Departamenti ynë i Audiologjisë përdor teknologji nga më modernet dhe teste audiologjike që janë kryer në dhoma të te izoluara nga zhurma standarde. Klinika ofron video ENG, testet kalorike, dhe testet pozicionale. Pacientët gjithashtu mund të zgjedhin pajisjeve ndihmëse të dëgjimit të cilat më pas implementohen. Klinika është e pajisur me të gjithë teknologjinë e nevojshme për të trajtuar tringëllimën në veshë.

Make An Appointment