Urologjia

Në Departamentin e Urologjisë  ofrohet ekzaminim urologjik me cilësi të lartë, diagnostikim  dhe trajtimit për të rritur dhe femije me një staf mjekësor te kualifikuar. Mjekët e Departamentit të Urologjisë janë të angazhuar për të kryer shërbime në Urologji, duke shfrytëzuar përvojën e tyre klinike dhe njohuritë e bazuara në studime dhe hulumtime shkencore.

Përveç operacioneve rutinë të tilla si te prostatës dhe operacionet e fshikëzës se urines TUR, operacionet invazive dhe jo-invazive të gurëve (ureteroskopi, nefrolithotomi perkutane, dhe lithotripsi (ESWL), njësia ka qenë një qendër udhëheqëse në urologji me shërbime intensive mjekësore në operacione të kancereve urologjike, kirurgjine urologjike pediatrike, urodinamike dhe disfunktionet seksuale mashkullore.

Trajtime moderne medikamentoz dhe kirurgjikal janë ingranuar në çrregullime urinare të shkaktuara nga zmadhimi i prostatës (BPH) (TUR, Greenlight Laser PVP, Greenlight Laser HPS, Thermoterapi Feedback) Studime gjithëpërfshirëse janë ndërmarrë në fusha që kanë të bëjnë me shëndetin e prostatës të tilla si Scan i kancerit të prostatës dhe trajtimin e infeksionit të prostatës. Në Departamentet e Urologjisë, të gjitha metodat bashkëkohore kirurgjikale dhe mjekësore janë përdorur në trajtimin e kancerit urologjik. Departamenti përdor shpesh prostatektominë radikale nerv-mbrojtëse (për kancerin e prostatës) dhe cistektominë radikale (për kancerin e fshikëzës urinare). Përveç kësaj, të tjera nderhyrje onkologjike urologjike të tilla si kanceri i veshkave dhe testikujve janë kryer nga ekipi i specialistëve të kirurgjisë urologjike  me mbështetjen e shërbimeve të kujdesit të anestezisë dhe terapise intensive. Në disa raste të kancerit urologjik, për pacientët mundësitë e trajtimit janë paraqitur në koordinim e Njësive të Onkologjisë Mjekësore dhe të Radioterapisë .

Në spitalet tona, operacionet endoskopike (nderhyrje e mbyllur) ku janë përdorur aftësitë e teknologjisë së lartë, janë ingranuar në trajtimin e gurëve të traktit urinar. Përveç trajtimit kirurgjikal, trajtim pa anestezi dhe ambulator i gurëve është i mundur nepermjet lithotripsise. (ESWL) Departamenti i Urologjisë është një nga qendrat kryesore në aspektin e përvojës në trajtimin e sëmundjes endourologjike të gurit (ureteroskopi, nefrolithotomi percutane – PCNL).

Reparti i urodinamikës ofron një ekzaminim të hollësishëm diagnostik të problemeve që lidhen me urinimin e pavullnetshem qe mund te ndeshet në çdo moshë, në meshkuj dhe femra. Metodat Urodinamike dhe uroradiologjike moderne janë të përfshira në diagnostikimin dhe monitorimin e urinimit te pavullnetshem në të rriturit dhe fëmijët, duke përfshirë për shembull, urinim natën në fëmijë apo çrregullime mosmbajtje në gratë dhe pacientët e mielodisplazisë (spina bifida).

Trajtimi i problemeve të ereksionit dhe ejakulacionit në meshkuj, të cilat janë quajtur si mosfunksionim erektimi dhe infertiliteti mashkullor planifikohet dhe aplikohet në bashkëpunim me specialitete të tjera mjekësore.

 

Urologu Pediatër merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të lindura ose të fituara të sistemit urinar dhe organeve gjenitale të cilat mund të shihen në fazat e paralindjes, porsalindur dhe të mëvonshme. Shembuj të këtyre sëmundjeve përfshijnë Hidrocele , kriptorkidi, cirkumcizio, gjendje emergjente të testikujve dhe fshikëzës (skrotum akut dhe torsion i testikujve). Hipospadia (një gjendje kongenitale në të cilën ostiumi (hapja) i penisit, është i vendosur në anën e poshtme) është një nga temat me interes të veçantë të Departamentit  te Urologjisë. Përveç korrigjimit primar të hipospadise, kryhet edhe  trajtimi kirurgjikal i rasteve që janë operuar më parë, por nuk kane rezultuar me sukses.

Make An Appointment