Avantazhet e spitaleve tona në transplantimin e veshkës
1- Teknologji e fjalës së fundit dhe cilësi e lartë shërbimi.
Salla operatore dhe Njësitë e Kujdesit Intensiv janë të pajisura me infrastrukturën e teknologjisë më të fundit. Teknika e plotë laparaskopike zvogëlon nevojën për kujdes intensiv për dhuruesit. Megjithatë, për disa marrës të mëlçisë dhe veshkave njësitë e kujdesit intensiv të kompletuara janë të një rëndësie kritike.
Programi i mbrojtjes së donatorëve (kontrollit follow-up dhe kujdesit të donatorit pas transplantit) është një nga shërbimet unike te ofruara nga Qendra jone Spitalore .
Qendra Spitalore e Transplantit është e përkushtuar plotësisht për standarde morale dhe etike më të lartë në dhurimin dhe transplantimin e organeve. Ajo i përmbahet parimeve të Deklaratës së Stambollit për trafikimin e organeve dhe Turizmit transplantit nga Shoqata e Transplantit dhe Shoqata Ndërkombëtare e Nefrologjisë, si dhe Deklaratës së konsensusit të Forumit të Amsterdamit miratuar nga Shoqata e transplantit në kujdesin e donatorëve në jetë të veshkave. Qendra gjithashtu i plotëson standardet e organit turk dhe të Sistemit të Koordinimi të transplantimit të indeve.
2- Infrastruktura e bazuar në standardet ndërkombëtare
Sallat e operacionit, laboratorët dhe njësitë e kujdesit intensiv janë pjesa më e rëndësishme e reparteve të transplantimit të organeve. Teknologjia e përparuar dhe standardet më të larta të cilësisë të njohura ndërkombëtarisht në dispozicion i mundësojnë pacientëve dhe donatorëve te transplantimit të organeve maksimumin e shërbimeve mjekësore dhe laboratorike si dhe kujdesit intensiv.
Specialistë me përvojë ndërkombëtare kryejnë operacione duke përdorur metoda të teknologjisë së lartë. Një shembull i tillë është heqja e veshkës me një incizion prej vetëm 5-cm në ijë, e kryer me nderhyrje laparaskopike. Metodat e avancuara mjekësore të praktikuara mundësojnë donatorët të lënë spitalin brenda 24-orësh pas operacionit dhe të jenë në gjendje të fillojnë punën brenda një jave. Marrësi mund të lërë spitalin brenda rreth një javë.
Teknika e plotë laparoskopike
Teknika e plotë laparaskopike përdoret në kirurgji që të mundësojë një
qëndrim te shkurter ne spital për donatorët. Këto teknika janë përdorur
vetëm në qendrat me staf me përvojë dhe ekspert dhe ato ofrojnë
përparësi të shumta mbi operacionin e hapur: për shembull, ndërsa
operacionet e hapura përfshijnë incision prej 15-20cm, laparoskopi
mundëson prerje vetëm 5cm-në gjatësi. Një plage e vogel operatore
nënkupton më pak dhimbje pas operacionit dhe plagë kirurgjikale me më
pak rreziqe. Mungesa e plagëve të mëdha kirurgjikale ul shqetësimet
kozmetike dhe redukton rreziqet e hernias, mpirjes, infeksioneve të
vendit ku është bërë ndërhyrja kirurgjikale, dhe embolitë e mushkërive.
Me teknikë laparaskopike, donatorët kanë mundësi që të mobilizohen dhe
të fillojnë marrjen e lëngjeve në mbrëmjen e operacionit, për të filluar
marrjen e ushqimeve të ngurta dhe të lënë spitalin në ditën në vijim,
dhe të fillojnë të punojnë javën e ardhshme. Marrësi del nga spitali
brenda rreth një javë.
Çfarë duhet ditur rreth transplantimit.
Kushtet mjekësore dhe sociale për transplantim të veshkës – hospitalizimi i pacientit
Pacientët qe kanë aplikuar me kërkesat për transplantim të veshkave
është e nevojshme të kenë kryer një ekzaminime nefrologjike dhe të kenë
analizat e listuara më poshtë, të kryera për diagnostikimin e
insufiçencës renale kronike. Nëse pacienti nuk do të ketë marrë ende
këtë diagnozë në vendin e tij/saj dhe/ose është në dyshim, atij/asaj do
ti bëhen analizat e nevojshme paraprake dhe ekzaminimi i nefrologjisë në
Qendrën tonë për një vlerësim të kërkesës së tij /të saj. Këto analiza
nuk janë të përfshira në çmimin e paketës për transplantimin e veshkës.
Nëse pacienti e ka kryer tashmë këtë diagnozë në vendin e tij/saj, është
i/e sigurt në lidhje me vendimin e tij/saj, dhe ka aplikuar për
transplantim, të gjitha analizat dhe shpenzimet janë të mbuluara në
çmimin e paketës cituar për transplantim.
Analiza paraprake të nevojshme për diagnozën
· Analiza e urinës, e plota
· Albumine
· Kalciumi
· Kreatininë
· Klirensi i kreatininës
· Fosfori, inorganike
· Kaliumi
· Proteinave, Urinës (24-orë)
· Natriumi (Na)
· Aspartate Aminotransferaza
· Alanine Aminotransferazë
· Gjakut, Urea, azotit (BUN)
· Gjaku total, Hemogram Automatik (Paneli gjerë)
· Parathormone (PTH), Intakt
· Ekografi e sistemit urinar
Kushtet për t’u bërë një donator i gjallë për pacientët
Kërkesat për t’u bërë një donator i gjallë për pacientët të cilët vijnë nga jashtë dhe që duan të shfrytëzojnë transplantin e veshkës dhe të pankreasit janë si më poshtë:
1. Grupet e gjakut të marrësit dhe donatorit duhet të jetë kompatibël. Kërkesat e Kompatibilitetit të grupit të gjakut janë si më poshtë:
MARRËSI
DHËNËSI
A
A ose 0
B
B ose 0
AB
A, B, AB, 0 (Të gjitha grupet e gjakut mund të dhurojnë)
0
0 (vetëm, grupi 0 mund të dhurojë)
Faktori RH nuk ka rëndësi . Të dyja (-) dhe (+) mund të dhurojë për njëri-tjetrin.
Pacienti pa pajtueshmërinë e grupit të gjakut mund të referohen në
listën kryq për transplantim. Megjithatë, ky shërbim është në
dispozicion vetëm për shtetasit turq.
2. Kandidati për Donator veshke duhet të jetë një i
afërm i pacientit apo bashkëshorti i tij/saj deri në shkallën e katërt.
Respektivisht,
Të afërmit e shkallës së parë: Nëna-babai-fëmijë
Të afërmit e shkallës së dytë: Vëllai gjyshi, gjyshja, nipi
Të afërmit e shkallës së tretë: vëllai nënës/babait motra e nënës/babait, kushëri (fëmijët e vëllazërisë)
Të afërmit e shkallës së katërt: Fëmijët e të afërmve të shkallës së tretë.
Të afërmit e bashkëshortit të personit janë renditur në të njëjtën mënyrë.
3. Kandidati për donator veshkash duhet të jetë 18 vjeç ose më i madh, dhe me status mendor normal.
4. Nëse kandidati donator ka kaluar problem shëndetësor ose ndonjë problem në peshë, ai/ajo duhet të kontaktojnë Qendrën me telefon përpara vizitës së tij/saj
Kush nuk mund të jetë Donator i veshkave?
· Fëmijët nën 18 vjeç , personat me diabet mellitus, dhe pacientët me hipertension (dëshmuar në rrugë mjekësore)
· Ata me gurë në veshka të përsëritura
· Ata me sëmundje të veshkave
· Pacientë me Kancer (me përjashtim të kancerit të lëkurës dhe disa tumoreve CNS)
Anëtarët e ngushtë të familjes siç janë vëllezërit, motrat, prindërit apo fëmijët janë zgjedhja e parë në mesin e donatorëve të gjalle për të rritur shanset e pajtueshmërisë së gjakut dhe indeve. Fëmijët nën moshën 18 vjeç nuk mund të dhurojnë organet ligjërisht në Turqi, qoftë edhe për anëtarët e familjes. Dhurimi organeve nga një person i gjallë është një dhuratë vullnetare dhe nuk mund te detyrohet ose te paguhet për të.
Pacientët ndërkombëtarë mund të marrin transplant nga donatorët që jetojnë. Në mënyrë që të merren në konsiderate donacione nga dhurues qe jetojne, individët duhet të aplikojnë pranë autoriteteve ligjore në vendet e tyre dhe të sigurojë dokumentacionin zyrtar që donatori dhe marrësi i synuar janë të lidhura deri në shkallën e 4 ose më afër (pra, prindërit dhe fëmijët janë të afërmit e shkallës së parë; vëllezërit e motrat, fëmijët e fëmijëve dhe gjyshërit janë të afërmit të shkallës së dytë; xhaxhallarët, hallat dhe kushërinjtë janë të afërmit e shkallës së tretë; dhe bijtë e të afërmve të shkallës së e tretë janë konsideruar të afërmit e shkallës së katërt. Këto marrëdhënie mund të vendosen ose nëpërmjet gjakut apo martesave). Dokumentet e lartpërmendura duhet të dorëzohen pranë organit koordinator për vlerësimin dhe ti paraqiten Komitetin Lokal të Etikës. Informacione të mëtejshme në lidhje me procesin mund të merret nga koordinatorët tanë të transplantimit.