Obeziteti

Obeziteti edhe pse eshte nje problem qe mund te parandalohet, po perhapet gjithmone e me shume dhe eshte kthyer ne nje nga problemet me te rendesishme shendetesore ne bote. I njohur gjithashtu dhe si shendoshje ne mase influencon ne menyre te konsiderueshme cilesine dhe gjatesine e jetes.
Obeziteti, eshte problemi me I madhe shendetesor sot sidomos ne vendet e zhvilluara te botes gjithashtu dhe ne vendin tone. Sipas Organizates Boterore te Shendetit, 1.6 billion njerez jane mbipeshe, 400 milion prej te cileve jane obeze. Ne vitin 2015 keto shifra pritet te arrijne 2 bilion dhe 700 milion respektivisht.
Obeziteti eshte nje semundje e sherueshme qe kerkon shume  experience dhe aftesi. Qendra jone ka qellim kryesor luften kunder obezitetit nepermjet bashkepunimit midis shume departamenteve duke iu ofruar pacienteve alternative te shumta nga nje ekip me pervoje te kirurgjise se obezitetit.
 
Terapia dietike
Humbja ne peshe e pacienteve qe kaplikojneane aplikuar ne qendren tone arrihet nen kontrollin e specialisteve te ushqyerjes dhe dietes. Nje diete me kalori te perllogaritura planifikohet per enkas per cdo pacient ne varesi te zakoneve  te ushqyerjes dhe gjendjes se tij shendetesore. Qellimi I programit eshte te lejoje pacientet te hane porcione te vogla ushqimi ne interval te shkurtra kohore pa u ndjere te uritur. Pacientet monitorohen ne manyre te vazhdueshme nga specialistet e ushqyerjes gjate gjithe programit.
 
Terapia ushtrimore
Pacientet obeze perjetojne problem me shendetin sidomos gjate aktivitetit fizik per shkak te peshes se madhe trupore, per shembull problem me artikulacionin e gjurit nga pasha e madhe. Keto problem bejne qe keta paciente te lene plotesisht aktivitetitn fizik dhe ne kete menyre te marrin akoma me shume peshe, duke krijuar keshtu nje rreth vicioz. Per te beret e mundur qe keta paciente te rinisin aktivitetin e tyre fizik pa ndjere stermundim specialistet e qendres tone te obezitetit hartojne programe te tilla si noti dhe gjimnastika ne uje, qe jane specifike per cdo pacient ne varesi te gjendjes se tij shendetesore. Edhe nje aktivitet fizik per 45 minuta  kur behet tre here ne jave mund te jape kontribut te madh ne humbjen e peshes se nje pacienti.
 
Terapia e ndryshimit te sjelljes
Programet e ushqyerjes dhe ushtrimeve kontribuojne ne renien nga pesha te pacientit.  Gjithsesi, nqs pacienti I sheh keto programe sin je kure per nje kohe te shkurter dhe I kthehet perseri stilit te tij te jetes se meparshme, mund te shtoje perseri ne peshe. Keta paciente sugjerohen te ndryshojne menyren e tyre te jeteses. Shembujt perfshijne zgjedhjen e alternativave me active si udhetimi me transport publik, zevendesimi I fundjavave te planifikuara per te gatuar ushqime te shumellojshme me aktivitet fizik si ngjitja opo skite.
Cfare eshte kirurgjia e obezitetit?
Kirurgjia e Obezitetit eshte e themeluar mbi dy principe kryesore: reduktimi I volumit te stomakut, dhe/ose malabsorbimi(mos perthithja e ushqimit ne faza te caktuara). Keto nderhyrje jane jeteshpetuese kur kryhen ne pacientin e pershtatshem ne kohen e duhur.
Cilet paciente jane kandidate per kirurgji te obezitetit?
Kirurgjia e obezitetit I rekomandohet pacienteve me indeks te mases trupore (BMI) te barabare ose me te madh se 35 qe nuk mund te bien ne peshe me programe te tilla si ushqyerja nen kontrollin e specialisteve,ushtrimeve apo terapise mjekesore. Gjithashtu I rekomandohet pacienteve me indeks te mases trupore mbi 30 qe vuajne nga hiprtensioni, diabeti, apnea e gjumit, situate qe ndikojne negativisht ne cilesine e jetes. Vendimi mbi llojin e nderhyrjes qe do te kryhet merret pas ekzaminimeve te shumta dhe observimit nga specialistet. Eshte e keshilueshme qe grate ne moshen fertile qe kane plane te aferta per shtatezeni te konsultohen me mjekun e tyre paraprakisht. Shtatezenia nuk rekomandohet deri 24 muaj pas kirurgjise se obezitetit.
Metodat e meposhtme kryhen pergjithesisht per kirurgjine e obezitetit. Paraqesin procedura laparoskopike ose robotike qe kane nje periudhe te shkurter sherimi ne krahasim me kirurgjine e hapur. Pacientet I rikthehen jetes se tyre normale ne nje periudhe shume te shkurter kohore dhe programojne dieten e tyre te monitoruar nga specialiste te metabolizmit te qendres tone.
 
1.      KAPSJA e STOMAKUT
Eshte nje lidheze silikoni e komandueshme e njohur si kapsja e stomakut e cila vendoset perreth stomakur menjehre nen vendin e bashkimit te ezofagut me stomakun duke ulur keshtu volumin e stomakut. Pjesa e brendeshme e kapeses eshte  e ngjashme me nje ballon te gjate ose me nje gome biciklete. Ky ballon  lidhet mbi nje pike hyrese te vendosur nen lekure nepermjet nje tubi te holle. Pas rreth nje muaji nga nderhyrja kirurgjikale balloni fryhet gradualisht  me injeksione serumi nga pika e hyrjes nen lekure duke ndryshuar volumin e stomakut nepermjet nje nderhyrje te thjeshte. Kjo metode bene te mundur qe pacienti te ndihet I ngopur dhe te konsumoje sasi te vogel ushqimi.
 
Kapsja gastrike aplikohet ne shume pacient ne menyre laparoskopike. Nderhyrja realizohet nepermjet icizioneve te vogla duk elejuar pacientin qe t’I kthehet aktivitetit te tij te perditshem brenda nje periudhe shume te shkurter kohore.
 
Ne saje te kesaj nderhyrjeje pacienti humbi 60-80% te kileve te teperta brenda 18-24 muajsh pas kirurgjise. Per sa kohe qe kapsja te funksionoje sic duhet nuk ka rrezik qe pacienti te shtoje perseri ne peshe.
 
2.      MENGA e STOMAKUT
E quajtur gjithashtu dhe gastrektomia ne forme menge , qellimi I kesaj metode eshte te reduktoje volumin e stomakut (rreth 60-100cc) per te beret e mundur qe pacienti te ndihet I ngopur me sasi te vogel ushqimi. Per kete nje segment I caktuar I stomakut hiqet ne menyre kirurgjikale duke lene te paprekur nje stomak ne form tubi me permasat e nje banana. Pacienti nuk ndjen me uri pasi pjesa e stomakut nga ku sekretohet hormoni I urise eshte hequr. Ky operacion kufizon  vetem sasine e ushqimit qe merret; nuk eshte nevoja qe pacienti te marre vitamina ose minerale shtese pasi ushqimi perthithet normalisht.
 
Gastrektomia ne forme tubi kryhet me metoda laparoskopike. Nderhyrja realizohet  duke hyre ne hapesiren e barkut npermjet disa incizioneve te vogla.
 
Pas kirurgjise pacienti ndjehet I ngopur lehtesisht duke konsumouar sasi te vogla ushqimi. Sasia e pergjitheshme e ushqimt te konsumuar reduktohet ne menyre te konsiderueshme dhe brenda pak vitesh nga kirurgjia pacienti humbet 80-90% te kilove te teperta
 
3.      BY-PASS i GASTRIK
Ne nderhyrje e bypass-it gastrik, nje segment I stomakut me volum te vogel qepet me ileumin duke vecuar  keshtu nje segment me te madh. Te dyja keto zvogelojne volumin e stomakut si ne nderhyrjet e tjera te obezitetit, duke bere te mundur ekskretimin(nxjerrjen jashte) pa u perthithur te nje pjese te ushqimeve te konsumuara si pasoje e inaktivizimit ten je pjese te zorreve. Si pasoje pacienti ndjehet I ngopur me sasi me te vogel ushqimi te konsumuar nga e cila vetem nje pjese perthithet.
 
Ashtu si ne nderhyrjet e tjera te obezitetit, dhe kirurgjia e bypass-it kryhet me metoda laparoskopike. Nepermjet disa incizioneve te vogla futesh en hapesiren e barkut, duke mbrojtur keshtu pacientin nga rreziqet e mundeshme si infeksioni I plages kirurgjikale apo hernia. Perdorimi I roboteve ne bypass-in gastrik  bene qe nderhyrja te jete shume e sukseshme .
 
Pas kirurgjise pacientet ndihen te kenaqur pas konsumimit te porcioneve te vogla ushqimore. Reduktimi I permasave te stomakut dhe I perthithjes se ushqimeve sjell nevojen e marrjes se vitaminave dhe mineraleve shtese te cilat merren sipas udhezimeve te kirurgeve. Kjo ben te mundur qe pacientet te humbasin kile pa pasur mungese vitaminash dhe mineralesh. Pacienti mund te dale nga spitali 3-4 dite pas nderhyrjes.
4.      KIRURGJISE ROBOTIKE
Rekomandimi I mjekut tuaj per t’u nenshtruar nje operacioni per obezitetin mund t’ju beje juve kandidat per kirurgjine e kryer nga da Vinci. Keto nderhyrje kane per qellim te zvogelojne vellimin e stomakut ne menyre qe pacienti te ndjehet I ngopur me me pak ushqim. Keto jane nder metodat me te mira dhe eficiente ne trajtimin e obezitetit. Nderhyrjet kirurgjikale te hapura per obezitetitn mbajne ne vetvete rreziqe dhe veshtiresi te medha ne lidhje me gjendjen e pergjitheshme shendetesore te pacientit dhe sherimin e plageve operatore. Kirurgjia robotike ka avantazhe si vizuale ashtu dhe teknike duke bere nderhyrjen me te lehte per t’u realizuar.
Nderhyrja e Bypass-it gastrik, nderhyrje e realizuar me metoda robotike , eshte gold standard(menyra me e mire) ne kirurgjine e obezitetit. Nepermjet kesaj nderhyrjeje behet e mundur reduktimi I volumit te stomakut dhe I perthithjes se disa ushqimeve si pasoje e inaktivizimit te pjeseve te caktuara ne zorre.
 
Avantazhet e kryrjes se kesaj nderhyrje me metoda robotike jane:
Me pak  rrezik per infeksione
Me pak dhimbje dhe shenja plagesh
Reduktim I qendrimit ne spital
Kthim me I shpejt ne aktivitetet e perditeshme
 
Avantazhet e trajtimit kirurgjikal te obezitetit
Pacientet rekomandohet te ndjekin me kujdes rekomandimet ne lidhje me programin e dietes dhe aktivitetit fizik, pasi rezultati I kirurgjise eshte I lidhur drejtperdrejte me keto programe. Te gjithe pacientet qe ndjekin keto programe bien shume shpejt ne peshe, dhe per nje periudhe 1-1.5 vjecare arrijne qellimin e deshiruar.
 
Situatat e meposhtme lehtesohen nga trajtimi I obezitetit:
Hipertensioni: 70% e pacienteve nderpresin terapine antihipertensive pas zgjidhjes se problemit te obezitetit.
Permiresimi I nivelit te kolesterolit ne gjak. 80% e pacienteve arrijne vlera me te uleta te kolesterolit pas trajtimit te obezitetit.
Ulje e rrezikut per semundje te zemres
Nje numer I vogel pacientesh te diagnostikuar me diabet tip 2 vazhdojne te kene nevoje per terapi medikamentoze pas trajtimit te obezitetit.
Pacientet ne prag te diabetit sherohen plotesisht.
Krizat e astmes reduktohen, dis paciente sherohen plotesisht
Problemet me frymemarrjen sherohen disa muaj pas nderhyrjes. Shume paciente iu rikthehen aktiviteteve qe jane detyruar t’I lene si pasoje e problemeve respiratore.
Crregullimet e gjumit te lidhura me obezitetitn si psh apnea e gjumit, sherohen.
Sherohet refluksi gastroezofageal
 

Per sa kohe qe pacienti ndjek rregullat humbja ne peshe eshte e qendrueshme

Make An Appointment