Kirurgjisë Torakale

Departamenti  i Kirurgjisë torakale ofron kujdes të plotë për pacientët e rritur dhe ata pediatrike nga e gjithë bota me teknikat diagnostike dhe metodat trajtimi nga më të fundit.

Departamenti i  Kirurgjisë torakaleështë i përkushtuar për të ofruar një gamë të gjerë shërbimesh kirurgjikale për diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve komplekse të gjoksit përfshirë mushkëritë dhe ezofagun. Kirurgët torakal  përqafojnë një qasje multidisiplinore, duke bashkëpunuar me specialistë në onkologjisë dhe radiologjisë.

 

Disa nga procedurat/kirurgjitë të kryera në spitalet tona përfshijnë:

 

RRUGËT E FRYMËMARRJES: Operacionet që realizojnë rezeksionin, rindërtimin dhe riparimin e trakesedhe bronkeve për neoplazma, striktura (ngushtime) dhe trauma. Nderhyrjet e nevojshme për kontrollin e rrugëve ajrore, duke përfshirë Trakeostominë, intubimin trakeal dhe procedurat endoluminale.

 

ENDOSKOPIA: Procedurat endoskopike duke përdorur si bronkoskopin fleksibile dhe të ngurtë dhe instrumentimi i pemës trakeobronkiale dhe ezofagut.

 

MURI TORAKAL: Operacionet që përfshijnë murin torakal, duke realizuar rezeksion dhe rindërtimi te tij ne rastet e neoplazmës, torakoplastike, dhe riparimine pectus excavatum (gjoksi i kepucarit) dhe pectus carinatum (gjoksi pules) dhe deformime të tjera të murit torakal, si dhe menaxhimin e paqëndrueshmërisë së murit torakal traumatik.

 

MUSHKËRITË: Operacionet që realizojne, rezeksion, rindërtim, riparim dhe biopsi të mushkërive.

 

MEDIASTINI: Operacionet që përfshijnë mediastinin, duke përfshirë biopsinë dhe rezeksionin e neoplazmës, drenimine infeksioneve, limfadenektominë mediastinale, mediastinotominë dhe mediastinoskopinë.

 

DIAFRAGMA: Operacionet që realizojne rezeksionin, rindërtimin dhe riparimin e diafragmës.

 

PLEURA: Operacionet për menaxhimin e mezoteliomes pleurale, probleme të hapësirës pleurale ​​, duke përfshirë thorakocentezen, torakostomine, Shunting për derdhje pleurale, menaxhimin e pneumotoraksit, pleurektominë,dekortikimin, drenimin dhe rezeksionin e emfizemës .

 

PERIKARDI: Operacionet e cipës e zemrës, duke përfshirë rezeksionin, rindërtimin dhe drenimin

 

NYJET LIMFATIKE: Operacionet për biopsi të nyjeve limfatike, nyjeve limfatike mediastinale dhe aksillare .

 

DALJET TORACIKE: Operacionet për të korrigjuar anomalitë në dalje të kraharorit.

 

TRAUMA: Operacionet për demtimet traumatike në gjoks ose në organet brenda gjoksit dhe pasojat e tyre

 

EMFIZEMA: Operacionet për korrigjime funksionale dhe komplikacione të emfizemës.

 
 

HIPERHIDROZË: Operacionet në nerva torakale simpatike.

Make An Appointment