Kirurgjia e Pergjitheshme

Klinika Jonë e Kirurgjisë së Përgjithshme eshte e perbere nga mjekë me përvojë, që kanë dhene kontribut me rëndësi të konsiderueshme për nën-specialitetet. Kujdes i vecante është treguar për të përfshirë ato degë që  perfshijne sëmundjet kirurgjikale që hasen më shpesh në komunitet.

Kirurgjia gastrointestinale

Trajtimi i sëmundjeve kirurgjikale të stomakut dhe zorrëve ka bërë përparim të madh me zhvillimet në teknikat endoskopike dhe laparaskopike kirurgjikale. Klinika jonë e Përgjithshëm e Kirurgjisë është veçanërisht e specializuar në diagnozën e hershme dhe trajtimin endoskopik dhe laparaskopik kirurgjikal të sëmundjeve të zorrës së trashë.

Kirurgjia e mëlçisë, e pankreasit, duktusit biliar

Zhvillime të fundit në trajtimet onkologjike krijojne mundësi të reja në trajtimin e tumoreve të mëlçisë dhe pankreasit. Perpos  kirurgëve me përvojë në këto procedura, janë themeluar qendra multidisiplinare me specialistë në radiologji intervencionale, endoskopi  dhe onkologji duke krijuar një mundësi të re në trajtimin e sëmundjeve  te mëlçisë dhe pankreasit.

Klinika e gjirit

Klinika gjirit ju shërben pacientëve brenda një strukture unitare me sherbime poliklinike, mikrokirurgji, mamografi dhe Ekografi. Shërbimet shëndetësore janë nën drejtimin e komitetit për tumoret i përbërë nga specialistë në fushën e kirurgjisë së përgjithshme, radiologjisë, anatomopatologjise, Onkologjise mjekësore dhe së rrezatimit. Si rezultat i integritetit fizik dhe bashkëpunimit të mjekëve, pacientët kane mundesi  diagnostikimi dhe trajtimi pa  pasur nevojë për të ndryshuar vendndodhje.

Klinika e tiroideve

Përveç kirurgjisë, trajtimi i pacientëve me semundje te gjendres  tiroide kërkon bashkepunimin e specialistëve te fushes se  endokrinologjise dhe mjekësise bërthamore. Pacientët në Klinikën e tiroideve të spitalit tonë marrin trajtim në përputhje me protokollet e hartuara nga specialistë me përvojë në këte fushe.

Reparti i Kirurgjisë së Përgjitheshme  është organizuar për të siguruar ekzaminim dhe trajtim për pacientët në spitale, qendrat mjekësore dhe qendrat ambulatore, qendrat stacionare ambulatore, dhe shërbimet emergjente që ofrohen 24orë/7ditë të javës.

Misioni i njësisë është të sigurojë një shërbim të fokusuar tek pacienti, miqësor, të kualifikuar, të besueshëm, pa gabime  mjekësore. Në të gjitha praktikat klinike kirurgjikale, duke përfshirë kryesisht nderhyrje minimale (laparoskopike – kirurgji pa gjak) dhe kirurgji emergjente, eshte një qendër e rendesishme në Stamboll .

Në takimet trajnuese që mbahen rregullisht çdo javë, vlerësohen operacionet që kanë qenë ose janë kryer. Në këto takime, merren udhëzime per bashkëpunim me njësitë përkatëse në mënyrë që të arrihet konsensus në praktikat klinike. Gjithashtu organizohen konferenca dhe panele, duke përfshirë në-grup referues te ftuar, duke bere te mundur  një shkëmbim  informacioni midis kolegëve të grupeve të ndryshme. Ne menyre periodike, mbahen takime me kompani industriale të sektorit për të futur produkte të reja, si  dhe krijohen platforma ku janë diskutohen çështjet aktuale.

Në sajë të specializimit në fusha të ndryshme të interesit, janë ndërmarrë aplikime pioniere në kirurgji invazive minimale në veçanti, në kirurgji emergjente dhe kirurgji endokrine (gjirit, gjëndrave tiroide, veshkave dhe korteksit adrenal),  si dhe në traktin gastrointestinal (sistemi i tretjes) kirurgji hepatopankreatikobiliare (mëlçisë pankreasit dhe traktit biliar).

Të gjitha ndërhyrjet në zorrën e trashë dhe sëmundjet e rektumit (pjeses se fundit te zorrës se trashe) kryhen duke përdorur teknologjinë më të fundit. Në veçanti, një gamë e gjerë e trajtimeve ofrohen për pacientet tanë me sëmundje te regjionit anal të tilla si, fistulës dhe fisurave, hemorroideve .

Në spitalet tona, ekzaminimet radiologjike (rrezet-x, Ekografia, tomografia e kompjuterizuar, rezonanca magnetike, angiografia, kolangiografia), endoskopia dhe metodat e biopsisë percutane janë përdorur në koordinim me specialistët përkatës në mënyrë që të merren të dhënat për planifikimin e kujdesit dhe trajtimin e pacientit .

Më poshtë janë grupet të sëmundjeve që ekzaminohen, diagnostikohen dhe trajtohen nga Departamenti i Kirurgjisë së Përgjithshme:

Sëmundjet e gjëndrës tiroide (struma, hipertiroidizm)

Kanceri i gjirit dhe sëmundje beninje të gjirit

Kanceri i ezofagut dhe sëmundjet beninje te ezofagut

Kanceri i stomakut

Sëmundje kirurgjikale të zorrës së holle, obstruksione intestinale

Tumoret e zorrës se trashe dhe rektumit, sëmundjet inflamatore te zorres

Anomali Anorektale: Tumoret, hemorroidet, fisura anale, fistula

Tumoret malinje dhe beninje, kistet  e mëlçisë

Hepatiti obstruktiv

Gurët dhe tumoret  në fshikëzën e tëmthit dhe duktusit biliar.

Kistet pankreatike dhe tumoret e pankreasit

Pankreatiti akut dhe kronik

Sëmundjet kirurgjikale të shpretkës

Hernia e murit  Abdominal dhe hernia inguinale, hernia postoperative

Infeksionet e ndryshme të indeve të buta

Traumat dhe kirurgjia emergjente

Bashkepunimi me njësitë e tjera, si dhe infrastruktura e sallave operatore të pajisura me teknologji moderne kanë rol në arritjen e rezultateve të parashikuara klinike. “Njësia e Kujdesit Intensiv të Kirurgjisë” ku pacientët monitorohen luan nje  rol të rëndësishëm në këtë proces. Një ekip multidisiplinar dietologësh  është në krye të kujdesit të pacientëve kronikë.

Make An Appointment