Kirurgjia e Epilepsise

KIRURGJIA e EPILEPSISE

Departamenti i Neurokirurgjise adulte dhe pediatrike ne spitalet tona kryen te gjitha llojet e nderhyrjeve kirurgjikale te njohura ne kirurgjine e epilepsise. Edhe pse trajtimi primar i epilepsise eshte medikametoz, 20-30% e rasteve nuk pergjigjen ndaj ketij trajtimi. Ne keta paciente nje alternative trajtimi eshte kirurgjia. Te treja metodat e kirurgjise se epilepsise (kirurgjia rezektive, kirurgjia diskonektive, dhe stimulimi i nervit vagus) kryhen me sukses ne spitalet tona.

Si diagnostikohet epilepsia?

1)    Diagnoza e epilepsise eshte nje diagnoze teresisht klinike. Nje diagnoze e sakte mund te vendoset duke marre ne menyre te kujdesshme historine e semundjes se pacientit ose duke observuar nje krize epileptike.

2)    EEG-ja (elektroencefalografia), Rezonanca Magnetike e trurit, PETscan, SPECT dhe vleresimi neuropsikologjik jane metoda ndihmese ne diagnostikimin e epilepsise.

Si trajtohet epilepsia?

1)    Trajtimi medikamentoz

Tajtimi medikamentoz i pacientit fillohet menjehere pasi vendoset diagnoza e epilepsise. Lloji i meidkamentit te perdorur eshte ne varesi te llojit te konvulsioneve (krizes), kategorise se epilepsise dhe te dhenave elektroencefalografike dhe atyre te Rezonances Magnetike. Efektet anesore me te shpeshta jane deksuamim i lekures (rrjepje e lekures), rritje e enizmave hepatike, dhe presion i shtuar mbi palcen e kurrizit. Te afermit e pacientit informohen dhe tregojne kujdes ne keto pika. Disa medikamente antiepileptike duhet te monitorohen ne intervale te caktuara me ekzmainimin e funksionit hepatik dhe analize gjaku komplet. Medikamenti duhet te perdoret ne menyre te vazhdueshme per te pakten dy vjet, ne varesi kjo te secilit pacient. Ne fund te kesaj periudhe, ai mund te nderpritet nen vezhgimin e mjekeve.

2)    Trajtimi kirurgjikal

Trajtimi kirurgjikal eshte i mundur per paciente qe nuk i pergjigjen trajtimit medikamentoz (epilepsia rezistente). Ne pjesen me te madhe te ketyre pacienteve imazhet e Rezonances magnetike jane normale. Keta paciente i nenshtrohen procedurave si rezeksioni fokal (heqja e regjionit te interesit), korpus kallosotomi (shkeputja e lidhjes se hemisferave cerebrale), hemisferektomi (shkeputja e lidhjes se vetem nje hemisfere te trurit me tjetren ne rast kur eshte demtuar vetem nje pjese e trurit), dhe baterite (stimulimi i nervit vagus).

Qendra e Epilepsise Pediatrike

 

Ne kete qender pacientet i neshtrohen trajtimit medikamentoz dhe kirurgjikal te epilepsise. Repartet e epiletologjise pediatrike, neurologjise pediatrike, Neurokirurgjise pediatrike, pedagogjise, neuroradiologjise, logopedise (terapise se te folurit), dhe psikoterapise bashkepunojne ngushte me kete qender.

Make An Appointment