Skolioza

SKOLIOZA

Skolioza eshte nje deformim anesor i shtylles kurrizore qe ndodh me shpesh gjate periudhes se  shperthimit te rritjes vetem pak para pubertetit. Ndonese skolioza mund te shkaktohet nga gjendje te tilla si paraliza cerebrale dhe distrofia muskulare, shkaku i shkoliozes ne pjesen me te madhe te rasteve eshte i panjohur.

Ne pjesen me te madhe te rasteve skolioza eshte e bute/e lehte, por disa femije zhvillohen deformimet e shtylles kurrizore qe perkeqesohen me rritjen. Skolioza severe (e rende) mund te jete invalidizuese. Nje hark i theksuar i shtylles kurrizore mund te zvogeloje hapesiren e brendeshme te kraharori, duke veshtiresuar funksionin normal te mushkerive.

Femijet qe kane skolioze te bute/te lehte mbahen nen vezhgim te vazhdueshem, zakonisht nepermjete radiografive, per te pare nqs harku i shtylles kurrizore eshte perkeqesuar. Ne shume raste nuk eshte i nevojshem asnje lloj trajtimi. Disa femije duhet te mbajne korse per te penguar perkeqesimin e harkut te shtylles kurrizore. Ne disa te tjere mund te jete i nevojshme nderhyrja kirurgjikale per te mos lejuar perkeqesimin dhe per te korrigjuar rastet e renda te skoliozes.

Simptomat

Shenjat dhe simptomat e skoliozes perfshijne:

  • Supe te anuar/ne nivele te ndryshme
  • Njera shpatulle duket me e dale se tjetra
  • Beli i anuar/jo ne te njejtin nivel

Neqofte se harku i skoliozes perkeqesohet, edhe shtylla kurrizore do te rrotullohet ose perdridhet, pervec harkimit ane me ane. Kjo ben qe brinjet ne nje ane te trupit te jene me larg se ne anen tjeter. Skolioza e rende mund te shkaktoje dhimbje shpine dhe veshtiresi ne frymemarrje.

Shkaqet

Mjeket nuk e dine se cfare e shkakton tipin me te shpeshte te skoliozes - edhe pse kjo mund te lidhet me faktore gjenetike, sepse crregullimi ka tendencen te shfaqet ne pjestare te te njejtes familje. Tipat e skoliozes me pak te zakonshem mund te shkatohen nga:

  • Crregullime neuromuskulare, si paraliza cerebrale ose distrofia muskulare
  • Defekte te lindura qe prekin zhvillimin e kockave dhe te shtylles kurrizore
  • Demtime ose infeksione te shtylles kurrizore

Nderlikimet

Ndonese pjesa me e madhe e njerezve kane nje forme te bute/te lehte te skoliozes, ky deformim ne disa raste mund te nderlikohet me:

  • Demtim te zemres dhe te mushkerive. Ne rastet me skolioze te rende, kafazi i kraharorit mund te ushtroje shtypje mbi mushkerite dhe zemren duke veshtiresuar frymemarrjen dhe pompimin e gjakut nga zemra.
  • Probleme te shpine. Te rriturit qe kane pasur skolioze qe ne femijeri jane me te prirur qe te kene dhimbje kronike te shpines sesa njerezit ne nje popullate te pergjitheshme.
  • Pamja e jashtme. Me perkeqesimin e skoliozes, ndryshimet jane me te dukshme-duke perfshire ketu supe te anuara, brinje te dala, legen te anuar, dhe anim te trungut dhe te belit ne nje ane. Personat me skolioze shpesh jane te vetedijshem per pamjen e tyre te jashtme.

Ekzaminimi dhe Diagnoza

Mjeku ne fillim do te marre nje histori mjekesore te hollesihme te semundjes dhe mund te pyese mbi rritjen e trupit kohet e fundit. Gjate ekzaminimit fizik, mjeku mund t'i kerkoje femijes te qendroje drejte dhe te perkulet perpara me krahe te varur, per te pare nese nje ane e kafazit te kraharorit eshte me e dale se tjetra.

Mjeku gjithashtu mund te kryej nje ekzaminim neurologjik per te kontrolluar:

  • Dobesine muskulare
  • Mpirjen
  • Reflekset jonormale

Ekzaminimet imazherike

Nje radiografi e thjeshte mund te konfirmoje diagnozen e skoliozes dhe te percaktoje graden e harkut te shtylles kurrizore. Neqofte se mjeku dyshon per dicka si tumori qe te jete shkaku i skoliozes, ai mund te rekomandoje ekzaminime te tjera shtese si:

  • Rezonanca Magnetike-MRI. Per te realizuar kete ekzaminim perdoren vale elektromagnetike dhe nje fushe magnetike e fuqishme per te perftuar imazhe te hollesishme te kockave dhe indeve te buta.
  • Tomografia e Kompjuterizuar-CT (skaner). Per te realizuar kete ekzaminim perdoren rrezet X ne drejtime te ndryshme per te perftuar imazhe me te hollesishme sesa nje Radiografi e thjeshte.

Ndonese ka udhezues per harkun e bute, te moderuar dhe te rende, vendimi per te filluar trajtimin merret ne varesi te individit. Faktoret qe duhen konsideruar jane:

  • Gjinia/seksi. Rreziku per progres te deformimit eshte me i madh ne vajza sesa ne djem.
  • Grada  e harkut. Harku me i madh ka tendence me te madhe per t'u perkeqesuar me kalimin e kohes.
  • Struktura e harkut. Harku cift, i njohur si harku ne forme S-je ka tendence te perkeqesohet me shpesh sesa harku ne forme C-je.
  • Pjekuria/maturiteti. Nese kockat e femijes kane mbaruar rritjen, rreziku i perkeqesimit te harkut eshte i ulet. Kjo gjithashtu do te thote qe korsete kane efekt me te madh ne femijet kockat e te cileve jane akoma duke u rritur.

Kirurgjia

Skolioza e rende/severe ne menyre tipike perkeqesohet me kalimin e kohes, keshtu qe mjeku mund te rekomandoje kirurgjine e skoliozes per te reduktuar graden e harkut te shtylles kurrizore dhe per te parandaluar perkeqesimin e tij. Lloji me i shpeshte i kirurgjise se skoliozes quhet Fuzioni Spinal.

Ne fuzion spinal, kirurget lidhin bashke dy ose me shume kocka te shtylles kurrizore (vertebra), keshtu qe ato nuk mund te levizin ne menyre te pavarur. Pjese kockore ose te nje materiali te ngjashem me kocken vendosen midis vertebrave.  Shufra metalike, fiksator, vida ose tela bejne te mundur mbajtjen drejte dhe pa levizur te asaj pjese te shtylles kurrizore nderkohe qe kockat e vjetra dhe pjeset e reja kockore ngjiten me njera tjetren.

Kirurgjia zakonisht shtyhet per ne kohen kur kockat e femijes kane mbaruar rritjen. Ne rast se skolioza perparon shpejt ne nje moshe te vogel, kirurget mund te instalojne/vendosin nje shufer te ciles mund t'i rregullohet gjatesia duke ndjekur rritjen e femijes. Kjo shufer qe mund te zgjatet kapet ne fillim dhe ne fund te pjeses se harkuar te shtylles kurrizore, dhe zgjatet zakonisht cdo gjashte muaj.

Nderlikimet e kirurgjise spinale perfshijne hemoragjine, infeksionin, dhimbjen dhe demtimin e nervave. Rralle kockat nuk arrijne te sherohen dhe lind nevoja e nje kirurgjie tjeter.

Make An Appointment