Sindroma e Tunelit Karpal

Sindroma e Tunelit Karpal

Sindroma e Tunelit Karpal eshte nje problem i shpeshte qe prek doren dhe kycin e dores. Simptomat fillojne kur nervi median shtypet ne brendesi te tunelit karpal te kycit, nje situate mjekesore e njohur si neuropatia kompresive. Cdo situate qe zvogelon diametrin e tunelit karpal ose zmadhon indet ne brendesi te tunelit mund te shkaktoje simptoma te Sindromes se Tunelit Karpal.

Kjo sinfrome ka marre shume vemendje vitet e fundit per shkak te sugjerimeve qe kjo mund te jete e lidhur me pune qe kerkojne perdorim te vazhdueshem te duarve, si psh puna ne tastieren e kompjuterit ose pune montuese. Ne fakt, shume individe zhvillojne kete situate pavaresisht nga puna qe bejne.

Ky udhezues do ju ndihmoje te kuptoni:

  • Ku ndodhet tuneli karpal
  • Si zhvillohet sindroma e tunelit karpal
  • Si mund te trajtohet kjo gjendje
 

Anatomia

Ku ndodhet tuneli karpal dhe cili eshte funksioni i tij?

Tuneli karpal eshte nje hapje nga kyci per ne dore qe formohet nga kockat e kycit te dores ne njeren ane dhe ligament karpal transvers ne anen tjeter. Ligamentet ldihin kockat me njera-tjetren. Kjo hapje formon tunelin karpal. 

Nervi median kalon permes tunelit karpal ne dore. Ai i jep ndjeshmeri gishtit te madh, gishtit tregues, gishtit te mesit dhe gjysmes se gishtit te unazes. Ai gjithashtu dergon nje dege nervore per te kontrolluar muskujt tenar te gishtit te madh. Muskujt tenar ndihmojne ne levizjen e gishtit te madh dhe lejojne te prekni mollezen e gishtit te madh me majen e cdo gishti tjeter te te njejtes dore.

Nervi median dhe tendinet flektore kalojne permes tunelit karpal. Nervi median qendron mbi tendinet, direkt nen ligamentin karpal transvers. Tendinet flektore jane te renndesishem sepse lejojne levizjen e gishtave, gishtit te madh dhe dores, si psh mbledhja e dores grusht. Tendinet jane te mbuluara nga nje material i quajtur tenosinovium. Tenosinoviumi eshte nje mbulese e rreshkiteshme qe lejon tendinet te rreshkasin mbi njeri tjetrin gjate kontraktimit dhe leshimit per levizjet e dores dhe te gishtave.

Shkaqet

Cfare e shkakton sindromen e tunelit karpal?

Cdo situate qe shkakton zvogelim te hapesires se tunelit karpal ose rrit permasat e indeve ne brendesi te tunelit mund te shkaktoje simptomat e sindromes se tunelit karpal. Tuneli karpal nuk ka aftesi te zjgerohet keshtu gje cdo situate qe shakton presion jonormal ne tunel prodhon simptomat e sindromes se tunelit karpal. Dhe cdo rritje e presionit ne brendesi te tunelit karpal mund te pakesoje rrjedhen e gjakut qe ushqen nervin duke shkaktuar humbje te funksionit te nervit.

Tipe te ndryshme Artriti mund te shkaktojne enjtje dhe presion ne tunelin karpal. Menyra sesi njerezit kryejne detyrat e tyre mund t’i vere ne rrezik per probleme te sindromes se tunelit karpal. Disa nga keto rreziqe jane:

  • Forca
  • Postura
  • Vendosja e kycit ted ores
  • Aktivitete te perseritura
  • Temperatura
  • Vibracionet (dridhjet)

Nje nga keto rreziqe i vetem mund te mos shkaktoje probleme. Por  kryerja e nje pune qe perfshin disa nga keta faktore mund ta shtoje rrezikun. Dhe sa me gjate qe individi eshte i ekspozuar ndaj ketyre faktoreve te rrezikut aq me e larte eshte mundesia per te pasur probleme me sindromen e tunelit karpal. Gjithsesi, shkencetaret mendojne se faktore te tjere si duhanpirja, obeziteti dhe konsumimii kafeines mund te jene faktore me te rendesishem ne zhvillimin e sindromes se tunelit karpal.

Me shembuj te tjere, sindroma e tunelit karpal fillon kur tenosinoviumi eshte i trashur si pasoje e irritimit ose inflamacionit. Kjo shakton rritje te presionit ne brendesi te tunelit karpal. Tuneli karpal nuk mund te zgjerohet si pergjigje ndaj enjtjes duke shkaktuar keshtu shtypje te nervit median perkundrejt ligamentit karpal transvers. Nese presioni vazhdon te rritet nervi nuk eshte me ne gjendje te funksionoje normalisht.

Kur presioni mbi nervin median rritet, rjedha e gjakut ne mbulesen e jashtme te nervit ngadalesohet dhe mund te nderpritet plotesisht. Termi mjekesor per kete gjendje eshte iskemia. Ne fillim preket vetem mbulesa e jashtme e nervit. Por nese presioni vazhdon te rritet pjesa e brendeshme e nervit fillon te trashet. Ne brendesi te nervit fillojne te formohen qeliza te reja (fibroblaste) dhe krijojne indin cikatricial. Mendohet se kjo shakton ndjesine e dhimbjes dhe mpirjes ne dore. Nese presioni hiqet menjehere, simptomat zhduken shume shpejt. Nese presioni nuk hiqet menjehere mund te ngadalesoje ose te ndaloje mundesine qe nervi ka te marr veten.

Trauma si thyerja e kycit, frakture/zhvendosje, ineksioni, djegia ose demtimet termike, crregullimet hemoragjike, dhe demtimet nga injeksione me presion te larte mund te shkaktojne nje situate te quajtur sindroma akute e tunelit karpal. Kjo eshte shume me e rralle se sa neuropatia kompresive kronike e shaktuar nga faktoret e riskut te pershkruar me siper.

Nje demtim traumatic mund te shkaktoje enjtje dhe presion te shtuar ne brendesi te tunelit karpal. Hapesira brenda tunelit mund te reduktohet gjithashtu  pas thyerjes ose dislokacionit/zhvendosjes se tij nese kocka shtyn ne drejtim te tunelit. Kockat e thyera te kycit ted ores mund te shkaktojne sindromen e tunelit karpal ne nje moment te mevonshem nese fragmentedte sheruara krijojne irritim jonormal mbi tendinet flektore.

Situate te tjera ne organizem mund te shkaktojne gjithashtu sindromen e tunelit karpal. Diabetiket mund te raportojne simptoma te sindromes se tunelit karpal e cila mund te jete nga nje problem i nervit e quajtur neuropati ose nga presioni qe ushtrohet mbi nervin median. Individet me ulje te funksionit tiroid (hipotiroidizem) jane me te predispozuar ndaj sindromes se tunelit karpal. Tumoret ose kistet ne kucin e dore, ne tendine ose ne tunelin karpal gjithashtu mund te shkaktojne sindromen e tunelit karpal.

Simptomat

Si ndjehen pacientet me sindrome te tunelit karpal?

Nje nga simptomat me te hershme te sindromes se tunelit karpal eshte ndjesia e shpimit te gjilperes dhe mpirja ne zonat qe inervohen nga nervi median. Kjo ndiqet ne menyre tipike nga nje dhimbje e besdisur dhe e paqarte aty ku nervi jep ndjeshmeri ne dore. Dora mund te filloje te ndjehet si e pergjumur sidomos ne mengjes heret pas gjumit te nates.

Ne rastet me sindrome akute te tunelit karpal, simptomat jane te papritura dhe te forta, qe ndodhin brenda disa oreve ne vend te javeve ose muajeve ne rastet kronike te ketij problemi. 

Pavaresisht nese eshte akute apo kronike, dhimbja e lidhur me sindromen e tunelit karpal mund te perhapet deri siper ne shpatulle. Nese situate perparon, muskujt tenar te gishtit te madh dobesoen, dile bere qe dora te tjere e ngathet ne kapjen e nje gote apo filxhani. Nese presioni ne brendesi te tunelit karpal vazhdon te rritet, muskujt tenare mund te fillojne te atrofizohen (dobesohen).

Prekja e mollezes se gishtit te madh me majat e gishtave te tjere behet e veshtire, duke veshtiresuar keshtu kapjen e sendeve si timoni, gazeta ose telefoni.

 

Diagnoza

Si e percaktojne mjeket kete situate?

Mjeku juaj fillon me vleresimin duke marre historine e semundjes e ndjekur kjo nga ekzaminimi fizik i pacientit. Pershrimi i simptomave nga ana juaj dhe ekzaminimi fizik jane dy pjeset me te rendesishme per vendosjen e diagnozes se sindromes se tunelit karpal. Pergjithesisht, pacientet ankohen fillimisht per zgjim ne mes te nates me dhimbje dhe nje ndjesi sikur e gjithe dora eshte ne gjume.

Ekzaminimi i kujdesshem zakonisht tregon e gishtii vogel nuk eshte i prekur. Kjo mund te jete nje pike kyce per te vendosur diagnozen. Nese zgjoheni me doren tuaj te pergjumuri pickoni gishtin e vogel per te pare nese eshte i mpire gjithashtu dhe sigurohuni qe t’ia tregoni mjekut tuaj kete fakt. Ankesa te tjera perfshijne mpirjen gjate perdorimit ted ores per aktivitete te kapjes/shtrengimit  te objekteve si fshirja, ngarja e makines ose perdorimi i cekicit.

Nese simptomat tuaja fillojne pas nje demtimi traumatic te kycit te dores, mund te nevojitet nje radiografi per te kontrolluar per nje frakture te kockes ose frakture me zhvendosje.

Nese nevojitet me teper informacion per te vendosur diagnozen, mund te kerkohet ekzaminimi elektrik i nervave te kycit te dores. Ekzistojne teste te ndryshme per te pare si punon nervi median duke perfshire ketu testin e matjes se shpejtesise se percjellshmerise nervore. Ky test mat sa shpejt kalojne impulse nervore permes nervit.

Trajtimi

Cilat jane alternativat e trajtimit per sindromen e tunelit karpal?

Academia Amerikane e Kirurgeve Ortopede  ka publikuar udhezues mbi trajtimin e sindromes se tunelit karpal. Keto udhezues tregojne evidence te kerkimeve te fundit dhe jane te perfshira ne kete artikull.

Trajtimi Jokirurgjikal

Aktivitetet qe shkaktojne simptomat tuaja duhen ndryshuar ose nese eshte e mundur te nderpriten. Shmangni levizje te perseritura ted ores, kapje te sendeve te renda, mbajtja ne dore e objekteve qe dridhen dhe te punuarin me kycet e duarve te perkulur poshte anash. Nese jeni duhanpires konsultohumm-ni me mjekun tuaj per menurat sesi mund ta lini duhanin. Nese jeni mbipeshe, dobesohuni. Reduktoni konsumin e kafeines.

Nje mbajtese (korse) e kycit ted ores ul ne disa raste simptomat ne fazat e hershme te sindromes se tunelit karpal. Korseja e mban kycin ne pozicion qetesie, jo te perkulur mbrapa ose poshte. Kur kyci ndodhet ne kete pozicion tuneli karpal merr diametrin e tij maksimal dhe ne kete menyre nervi ka hapesiren me te madhe te mundshme ne brendesi te tunelit karpal. Korseja mund te jete e dobishme vecanerisht per te lehtesuar mpirjen dhe dhimbjen qe ndjehet gjate nates sepse nuk lejon qe dora juaj te perdridhet poshte nderkohe qe flini. Mbajtesja e kycit mund te mbahet dhe gjate dites per te qetesuar simptomat dhe liruar tunelin karpal.

Medikamentet antiinflamatore mund te jene ndihmese per te kontrolluar enjtjen dhe per te pakesuar simptomat e sindromes se tunelit karpal. Ketu perfshihen medikamente te zakonshme si aspirina dhe ibuprofeni. Antiinflamatoret josteroid oral mund te perdoren gjithashtu per te qetesuar dhimbjet. Disa lloje ushtrimet mund te ndihmojne pet e parandaluar ose te pakten kontrolluar simptomat e sindromes se tunelit karpal.

Nese keto masa te thjeshta nuk japin rezultat per kontrollin e simptomave, mund te sugjerohet nje injeksion me kortizon ne tunelin karpal. Ky medicament perdoret per te pakesuar enjtjen ne tunel dhe per te qetesuar simptomat perkohesisht.

Nje injeksion me kortizon mund te ndihmoje ne lehtesimin e simptomave dhe mund te ndihmoje mmjekun ne vendosjen e diagnoses. Nese ju nuk qetesoheni perkohesisht pas injeksionit kjo mund te tregoje se simptomat tuaja shkaktohen nga ndonje problem tjeter. Kur simptomat zhduken pas injeksionit, k ate ngjare qe ato shkaktohen nga problem me tunelin karpal. Disa mjeke mendojne qe ku eshte nje sinjal qe tregon se nje clirim kirurgjikal i ligamentit karpal transvers do te ishte zgjidhja e duhur.

Mjeku juaj mund te sugjeroje qe te punoni me nje fizioterapist. Qellimi kryesor i trajtimit eshte te pakesohen ose eleminohen shkaqet qe shkaktojne presion ne tunelin karpal. Terapisti juaj mund te kontrolloje vendin tuaj te punes dhe menyren si realizoni deturat tuaja. Mund te jape sugjerime mbi pozicionet e shendeteshme te trupit dhe te kycit ted ores, ushtrime ndihmese, dhe udhezime sesi mund te parandaloni problemet ne te ardhmen. Gjithashtu ju mund te trajtoheni per uljen e inflamacionit per te beret e mundur levizjen normale te tendineve dhe nervit median ne brendesi te tunelit karpal.

 

Kirurgjia

Nese deshtojne te gjitha perpjekjet per te kontrolluar simptomat tuaja, mund te rekomandohet kirurgjia per te pakesuar presionin e ushtruar mbi nervin median. Kirurgjia mund te  mos jete e keshillueshme nese demtimi i nervit eshte i perparuar. Dhimbje dhe mpirja e vazhdueshme mund te mos largohen edhe pas kirurgjise. Nese keni atrofi muskulare dhe dobesi dhe/ose  humbje te ndjeshmerise, ju mund te mos jene nje kandidat i mire per kirurgjine.

Kirurgjia gjithashtu mund te mos rekomandohet ne rastet kur ekzaminimi eklektrodiagnostik tregon rezultate normale. Ne raste te tilla, pacientet qe kerkojne lehtesim te dhimbjes mund te keshillohen te vazhdojne me terapine konservative.

Ne rastet me sindrome akute te tunelit karpal, rekomandohet menjehre kirurgjia per te dekomprimuar nervin dhe per ta shpetuar ate nga demtimi i perhershem. Kjo quhet procedura dekomprimuese-nervshpetuese. Nese nje pacient kalon nje demtim traumatic te kycit ose demtim ted ores me simptoma qe perkeqesohen dhe humbje progressive te funksionit ted ores, nevojitet lirim i tunelit karpal.

Ne rastet kur kirurgjia eshte e nevojshme, jane hartuar procedura te ndyshem per te liruar presionin qe ushtrohet mbi nervin median. Ne kete menyre permiresohet furnizimi me gjak i nervit dhe pjesa me e madhe e pacienteve ndjejne lehtesim te simptomave te tyre. Gjithsesi, nese presioni mbi nervin median ka qene i pranishem per nje kohe te gjate dhe nervi mund te jete trashur ne ate pike qe sherimi pas kirurgjise eshte shume i ngadalte.

Lirimi I Hapur

Procedura standarte kidurgjikale e sindromes se tunelit karpal quhet lirim i hapur. Per procedurat e hapura kirurgjikale perdoret nej incision i vogel ne lekure ne pjesen e perparme te kycit dhe ne pellemben e dores. Duke bere nje incision te hapur, kirurgu ka mundesi te shoh strukturat e kycit te dores dhe te operoje me kujdes. Kirurgu pret ligamentin karpal transvers ne menyre qe te heqe presionin mbi nervin median. 

pas ndarjes se ligamentit karpal transvers, kiurgu qep vetem lekren dhe le te ndare fundet e lire te ligamentit karpal transvers.  Fundet e lira lihen te ndara per te mos krijaur presion mbi nervin median. Me pas hapesira midis dy fundeve te ligamentit mbushet me ind cikatrical (fibroz)

Lirimi Endoskopik

 

Disa kirurge perdorin nje procedure me te re te quajtur Lirimi Endoskopik i Tunelit Karpal. Kirurgu pret lehtesisht lekuren per te bere dy hapje te vogla per te futur endoskopin. Endoskopi eshte nje kamer televizive e holle e ndertuar nga fibra optike qe lejon kirurgun te shoh ne brendesi te tunelit karpal nderkohe qe lirohet me kujdes ligament karpal transvers.

Nderkohe qe fut endoskopin kirurgu sheh strukturat e kycit ted ores ne nje monitor. Nje bisturi e vecante perdoret per te prere vetem ligamentin karpal transvers. Fascia palmare dhe lekura e kycit te dores nuk preken.

Ashtu sikurse dhe ne procedure e lirimit te hapur, fundet e lira te ligamentit karpal transvers lihen te ndara pas lirimit endoskopik per te shmangur presionin mbi nerving median. Hapesira gradualisht mbushet me ind fibroz.

Rehabilitimi

Cfare pritet pas trajtimit?

Rehabilitimi Jokirurgjikal

Nese trajtimi jokirurgjikal rezulton i suksesshem, ju mund te vereni permiresim per 4-6 jave. Mund te jete e nevojshme te vazhdoni te mbani gjate nates nje mbeshtetese te kycit te dores per te kontrolluar simptomat dhe per te mbajtur kycin pa u perdredhur ne gjume.  Perpiquni te kryeni aktivitetet tuaja duke perdorur pozicion te shendetshem  te kycit te dores. Kufizoni aktivitetet qe kerkojne levizje te perseritura, kapje te objekteve te renda dhe dridhje ne duar.

Pas Kirurgjise

Sherimi pas lirimit te hapur te me kohe tunelit karpal. Dhimbja dhe simptomat e tjera zokonisht fillojne te permiresohen,por mund te keni ndjeshmeri ne zonen e icizionit per disa muaj pas kirurjise.

Pacientet qe presin gjate para se te kerkojne ndihme mjekesore, ndonjehere kane veshtiresi ne rregullimin e funksionit pas kirurgjise. Veshtiresi ne perballje, ne prani te dhimbjes se vazhdueshme dhe mpirjes mund te coje ne zgenjim nga rezultatet e kirurgjise. Sherimi mund te doje me shume kohe nga c’pritet ne rastet kur demtimi nervor eshte i rende. Ne disa raste simptomat nuk zhduken komplet.

Kur hiqen qepjet (penjte), kirurgu juaj mund te kerkoje qe jut e punoni me nje fizioterapist per 6-8 jave. Medikamentet perdoren ne fillim per te lehtesuar dhimbjen dhe inflamacionin. Masazh i lehte i incizionit mund te ndihmoje ne uljen e ndjeshmerise mbi incision dhe perreth tij dhe te kufizoje formimin e indit cikatricial (fibroz). Ushtrime te vecanta perdoren per te nxitur rreshkitjen normale te tendineve dhe nervit median ne brendesi te tunelit karpal.

Gjate ecurise se rehabilitimit, nderkohe qe ju permiresoheni, terapisti juaj do ju jap ushtrime per te fuqizuar dhe stabilizuar muskujt dhe artikulacionet e dores, kycit dhe krahut. Ushtrime te tjera do te perdoren per te permiresuar  kontrollin e levizjeve fine. Terapisti juaj do te punoje me ju per t’ju ndihmuar ne punet tuaja te perditeshme me kujdes duke sforcuar sa me pak te jete e mundur kycin dhe doren.

Lirimi Endoskopik

 

Disa kirurge perdorin nje procedure me te re te quajtur Lirimi Endoskopik i Tunelit Karpal. Kirurgu pret lehtesisht lekuren per te bere dy hapje te vogla per te futur endoskopin. Endoskopi eshte nje kamer televizive e holle e ndertuar nga fibra optike qe lejon kirurgun te shoh ne brendesi te tunelit karpal nderkohe qe lirohet me kujdes ligament karpal transvers.

Nderkohe qe fut endoskopin kirurgu sheh strukturat e kycit ted ores ne nje monitor. Nje bisturi e vecante perdoret per te prere vetem ligamentin karpal transvers. Fascia palmare dhe lekura e kycit te dores nuk preken.

Ashtu sikurse dhe ne procedure e lirimit te hapur, fundet e lira te ligamentit karpal transvers lihen te ndara pas lirimit endoskopik per te shmangur presionin mbi nerving median. Hapesira gradualisht mbushet me ind fibroz.

Rehabilitimi

Cfare pritet pas trajtimit?

Rehabilitimi Jokirurgjikal

Nese trajtimi jokirurgjikal rezulton i suksesshem, ju mund te vereni permiresim per 4-6 jave. Mund te jete e nevojshme te vazhdoni te mbani gjate nates nje mbeshtetese te kycit te dores per te kontrolluar simptomat dhe per te mbajtur kycin pa u perdredhur ne gjume.  Perpiquni te kryeni aktivitetet tuaja duke perdorur pozicion te shendetshem  te kycit te dores. Kufizoni aktivitetet qe kerkojne levizje te perseritura, kapje te objekteve te renda dhe dridhje ne duar.

Pas Kirurgjise

Sherimi pas lirimit te hapur te me kohe tunelit karpal. Dhimbja dhe simptomat e tjera zokonisht fillojne te permiresohen,por mund te keni ndjeshmeri ne zonen e icizionit per disa muaj pas kirurjise.

Pacientet qe presin gjate para se te kerkojne ndihme mjekesore, ndonjehere kane veshtiresi ne rregullimin e funksionit pas kirurgjise. Veshtiresi ne perballje, ne prani te dhimbjes se vazhdueshme dhe mpirjes mund te coje ne zgenjim nga rezultatet e kirurgjise. Sherimi mund te doje me shume kohe nga c’pritet ne rastet kur demtimi nervor eshte i rende. Ne disa raste simptomat nuk zhduken komplet.

Kur hiqen qepjet (penjte), kirurgu juaj mund te kerkoje qe jut e punoni me nje fizioterapist per 6-8 jave. Medikamentet perdoren ne fillim per te lehtesuar dhimbjen dhe inflamacionin. Masazh i lehte i incizionit mund te ndihmoje ne uljen e ndjeshmerise mbi incision dhe perreth tij dhe te kufizoje formimin e indit cikatricial (fibroz). Ushtrime te vecanta perdoren per te nxitur rreshkitjen normale te tendineve dhe nervit median ne brendesi te tunelit karpal.

Gjate ecurise se rehabilitimit, nderkohe qe ju permiresoheni, terapisti juaj do ju jap ushtrime per te fuqizuar dhe stabilizuar muskujt dhe artikulacionet e dores, kycit dhe krahut. Ushtrime te tjera do te perdoren per te permiresuar  kontrollin e levizjeve fine. Terapisti juaj do te punoje me ju per t’ju ndihmuar ne punet tuaja te perditeshme me kujdes duke sforcuar sa me pak te jete e mundur kycin dhe doren.

Make An Appointment