Protezim i Gjirit

Nje gju i dhimbshem mund te ndikoje ndjeshem aftesine tuaj per te bere nje jete active. Rezultatet e kirurgjise se zevendesimit protezik te artikulacionit te gjurit jane permiresuar dukshem keto 25 vitet e fundit. Zevendesimi protezik i artikulacionit te gjurit i quajtur gjithashtu artroplastika e gjurit eshte nje nderhyrje e perhapur gjithmone e me shume me rritjen e moshes se popullates se botes.

Ky udherrefyes do t’ju informoje mbi:

  • Pritshmerite e kirurgut tuaj per rastin ne fjale
  • Cfare dnodh gjate nderhyrjes
  • Pritshmerite pas nderhyrjes
 

Anatomia

Cila eshte anatomia normale e gjurit?

Artikulacioni i gjurit formohet ne vendin ku kocka e kofshes (femuri) bashkohet me kocken e kercirit (tibian). Nje jastek i bute prej kerci artikular mbulon siperfaqet e pjeses fundore (siperfaqja artikulare) e te dy kockave duke beret e mundur qe ato te rreshkashin butesisht mbi njera-tjetren. Kerci artikular lubrifikohet nga likidi (lengu) sinovial i prodhuar nga membrane sinoviale. Ky likid (leng) mbahet i mbyllur nga nje capsule indi te bute te quajtur kapsula artikulare.

Patela ose kupa e gjurit eshte kocka e levizhme ne pjesen e perparme te gjurit. Ajo eshte e vendosur Brenda nje tendini qe lidh muskujt massive te pjeses se perparme te kofshes, muskujt kuadriceps me kocken e kercirit. Siperfaqja e pasme e pateles eshte e mbuluar me kerc artikular. Ajo leviz brenda nje thellimi ne pjesen e perparme te femurit.

 

Pritshmerite e kirurgut per nderhyrjen ne fjale

Arsyeja kryesore e zevendesimit protezik te  nje artikulacioni artrozik eshte frenimi i ferkimit te kockave artikulare me njera-tjetren, gje e cila jep dhimbje. Zevendesimi i artikulacionit te dhimbshem dhe artrozik krijon nje siperfaqe te re per artikulacionin i cili leviz lirshem pa shkaktuar dhimbje. Qellimi eshte te ndihmosh pacientet ti kthehen aktivitetit te tyre te perditshem me me pak dhimbje dhe hark levizje me te madh.

Pergatitja

Si duhet te pergatitem per nderhyrjen kirurgjikale?

Vendimi per te vazhdohet me nderhyrjen kirurgjikale duhet te merret nga ju (pacienti) dhe kirurgu juaj vetem pasi te jeni te sigurte qe keni kuptuar ate qe eshte e mundur ne lidhje me proceduren.

Pas marrjes se vendimit  per kryerjen e nderhyrjes kirurgjikale duhet te behen disa ekzaminime paraprake. Kirurgu ortoped mund te kerkoje nje ekzaminim fizik te plote mjeku i pergjithshem ose i familjes ne menyre qe te sigurohet qe ju jeni ne kushte optimale per kryerjen e nderhyrjes. Gjithashtu mund te jete e nevojshme nje konsulte me fizioterapistin qe do te ndjeke rehabilitimin tuaj pas  nderhyrjes kirurgjikale.

Nje nga qellimet e konsultes me fizioterapistin para nderhyrjes eshte marrja e informacionit persa i perket nivelit actual te dhimbjes, aftesise funksionale  dhe levizhmerise dhe forces per secilin artikulacion te gjurit. Qellim tjeter eshte qe t’ju pergatise per nderhyrjen ne fjale. Do te filloni te ushtroheni me disa nga ushtrimet qe do te praktikoni menjehere pas nderhyrjes. Gjithashtu do te ushtroheni ne perdorimin e Walkers (ndihmes te ecjes) ose patericave. Pasha qe do te kete kemba gjate ecjes do te varet nga lloji i protezes (e cimentuar ose e pacimetuar) qe do te perdor kirurgu ne kete procedure. Si perfundim do te behet nje perllogaritje e nevojave qe pacienti do te kete ne shtepi pas daljes nga spitali.

Mund te jete e nevojshme qe jut e dhuroni gjak para nderhyrjes kirurgjikale. Kjo mund te behet 3-5 jave para nderhyrjes ne menyre qe trupi juaj te zevendesoje sasine e humbur te gjakut. Nqs do te keni nevoje per transfusion gjaku  gjate nderhyrjes, do te merrni gjakun tuaj nga te ardhur nga banka e gjakut.

Procedura kirurgjikale

Cfare ndodh gjate nderhyrjes kirurgjikale?

Perpara se te pershkruajme proceduren te flasim pak per protezen artikulare.

Proteza artikulare e gjurit

Ka dy tipe protezash artikulare:

  • Proteze e cimentuar
  • Proteze e pacimentuar
 

Te dy llojet e protezave kane perdorim te gjere. Ne shume raste perdoret kombinim i ted y llojeve te protezave. Pergjithesisht patela (kupa e gjurit) cimentohet. Percaktimimi i llojit te protezes qe do te perdoret behet nga kirurgu ne varesi te moshes  dhe stilit te jeteses se pacientit dhe eksperiences se vet kirurgut.

Cdo proteze perbehet nga tre pjese kyesore. Komponenti tibial (pjesa fundore) zevendeson siperfaqen e sipeme te kockes se poshtme, tibias. Komponenti femoral (pjesa e siperme) zevendeson siperfaqen e poshtme te kockes se siperme femurit dhe thellimi ku futet patela. Komponenti patelar, kupa e gjuritzevendeson siperfaqen e pateles ne pjesen ku kalon ne thellimin femoral. Komponenti femoral eshte i bere nga metali. Komponenti tibial formohet nga dy pjese; nje pjate metali qe ngjitet drejtperdrejt me kocken, dhe nje ndares plastic qe siguron siperfaqen e lemuar. Materiali plastic i perdorur eshte aq i forte dhe i lemuar sa mund te behet patinazh dhe te mos shkaktoje demtim te konsiderueshem te materialit. Komponenti patelar gjithashtu eshte i perbere nga plastike. Ne disa lloje protezash te gjurit komponenti patelar eshte i perbere prej metali dhe plastike.

Proteza e cimentuar vendoset dhe mbahet ne vend nga nje cemento me material ngjites te forte (epoxy cement). Ndersa proteza e pacimentuar mbahet nepermjet nje meshe me vrima ne siperfaqe qe lejon lejon kocken te rritet ne drejtim te meshes duke beret e mundur  ngjitjen e protezes pas kockes.

Nderhyrja kirurgjikale

Kirurgu e fillon procedure duke bere nje incision (prerje)  ne pjesen e perparme te gjurit qe bene te mundur te arrihet artikulacioni. Menyra e kryerjes se incizionit varet nga eksperienca dhe preference e kirurgut.

Pas hapjes  se artikulacionit, nje instrument i vecante pozicionimi (nje guide prerese) vendoset ne pjesen fundore te femurit. Guida prerese perdoret per te beret e mundur qe kocka te pritet ne perputhje me kendet origjinale te kembes edhe pse artriti ka bere qe kemba te jete harkuar nga jashte ose nga brenda. Me ndihmen e guides prerese, kirurgu prêt disa pjeseza te pjeses fundore te femurit. Proteza artikulare do ti zevendesoje keto pjeseza me nje siperfaqe metalike.

Me pas pergatitet siperfaqja e tibias. Nje lloj tjeter guide prerese perdoret per te prere kocken ne menyren e duhur.

Pastaj hiqet siperfaqja artikulare e pateles.

Komponenti femoral metalik vendoset ne femur. Ne protezat e pacimentuara pjesa metalike mbahet ne femur sepse femuri eshte i prere ne menyre te tille qe te perputhet  plotesisht me formen  e protezes. Komponenti metalik shtyhet ne pjesen fundore te femurit dhe mbahet ne vend nga forcat e ferkimit. Ne rastin e protezave te cimentuara perdoret cemento me nje material te forte ngjites per ngjitur protezen metalike me kocken.

 Me pas pjata/tabakaja metalike qe mban ndaresin plastic ngjitet ne pjesen e siperme te tibias. Kjo pjate/tabaka metalike mund te cimentohet ose te mbahet ne vend me vida nqs eshte i pacimentuar. Vidat  perdoren kryesisht per te mbajtur ne vend tabakane tibiale derisa kocka te rritet drejt mbeshtjelleses poroze. (Vidat rrine ne vend dhe nuk hiqen)

Pas kesaj ndaresi plastik ngjitet  ne tabakane metalike te komponentit tibial. Nqs ky component vjeterohet nderkohe qe pjesa tjeter e protezes eshte mire, ai mund te zevendesohet. Procedura e zevendesimit quhet  rimbushje.

Kirurgu procedon me percaktimin e permasave te komponentit patelar dhe e vendos ate mbrapa pateles. Kjo pjese zakonisht cimentohet. Ne fund indet e buta qepen dhe per te mbyllur lekuren vendosen kapese. 

Komplikacionet

Si ne te gjitha nderhyrjet kirurgjikale madhore dhe keto nderhyrje mund te kene komplikacione. Disa nga komplikacionetme te shpeshta  qe pasojne nderhyrjen per zevendesimin protezik te artikulacionit te gjurit jane:

  • Komplikacionet e anestezise
  • Tromboflebit
  • Infeksion
  • Ngurtesim
  • Leshimi/lirimi i artikulacionit

Komplikacionet e anestezise

Pjesa me e madhe e nderhyrjeve kirurgjikale kerkojne aplikimin e procedurave anestetike perpara kirurgjise. Nje numer shume i vogel pacientesh kane problem e me anestezine. Keto probleme mund te jene: reaksion ndaj medikamenteve te perdorura, probleme te lidhura me komplikacione te tjera qe mund te japin disa medikamente dhe probleme lidhur me anestezine. Bisedoni me anestezistin tuaj per rreziqet dhe pikat qe ju shqetesojne.

Tromboflebiti (mpiksja e gjakut)

Tromboflebiti i quajtur gjithashtu dhe tromboze e venave te thella mund te ndodh pas cdo operacioni, por ka probabilitet me te madh per te ndodhur pas nderhyrjeve ne artikulacionin koksofemoral, pelvis (legen) dhe gju. Trobmoza e venave te thella ndodh kur gjaku ne venat e medha te kembes formon pllaka ghaku te mpiksura. Kjo mund te beje qe kemba te enjtet te kete nxehtesi dhe te jete e ndjeshme ndaj prekjes. Nqs pllakat e gjakut te mpiksur copetohen, copezat mund te shkojne ne mushkeri, te vendosen ne kapilaret atje dhe te bllokojne kalimin dhe furnizimin me gjak te asaj pjese te mushkerise. Kjo quhet emboli pulmonare. Pjesa me e madhe e kirurgeve kujdesen ne menyre rigoroze per parandalimin e trombozes se venave te thella ka shume menura per te ulur rrezikun e trombozes se venave te thella, por menyra me e efekteshme ne pjesen me te madhe te rasteve eshte mobilizimi (levizja) e pacientit sa me shpejte te jete e mundur. Dy masa te tjera parandaluese jane:

  • Corape elastike qe ushtrojne shtypje per te bere qe gjaku ne kembe te vazhdoje levizjen
  • Medikamente qe hollojne gjakun dhe parandalojne mpiksjen e gjakut
 

Infeksioni

Infeksioni eshte nje komplikacion tjeter shume serioz qe pason kirurgjine e zevendesimit protezik te artikulacionit te gjurit. Probabiliteti per te marre nje infeksion pas kesaj nderhrje eshte afersisht 1%. Disa infeksione mund te shfaqen shume heret, dhe para se te dilni nga spitali. Disa te tjere mund te qendrojne te fshehur er muaj ndoshta dhe vite pas nderhyrjes. Infeksioni mund te infektoje protezen duke  u perhapur nga vatra te tjera infeksioni. Per kete kirurgu juaj ju kerkon qe me patjeter te merrni antibiotic ne rast te procedurave dentare ose procedurave kirurgjikale ne zorren e trashe ose veziken urinare (fshikezen e urines) per te ulur rrezikun e infektimit te protezes.

Ngurtesimi

Ne disa raste aftesia per te perkulur gjurin nuk rikthehet ne vlera normale pas nderhyrjes per  vendosjen e protezes se gjurit. Gjuri duhet te perkulet 90 grade per te perdorur kemben ne menyre efektive gjate ngritjes nga karrigja. Harku i deshiruar i levizjes eshte 110 grade.

Faktori me i rendesishem qe percakton harkun e levizjes pas kirurgjise eshte balancimi i ligamenteve dhe indeve te buta gjate nderhyrjes. Kirurgu perpiqet ta mbaje gjurin ne pozicionin me te mire qe lejon tension te barabarte ne te gjithe ligamentet dhe indet e buta..

Ne disa raste pas nderhyrjes kirurgjikale formohet ind cikatrical i tepert qe con ne nje gju te ngurte. Nqs kjo ndodh kirurgu mund t’ju sugjeroje qe t’ju marre perseri ne salle operatore, t’ju vendose nen anestezi dhe te manipuloje gjurin ne menyre qe ai te rifitoje levizjen. Me pak fjale, kjo lejon kirurgun qe te shperbeje dhe te liroje indin cikatrical pa e ndjere dhimbje. Qellimi eshte permiresimi i harkut te levizjes se gjurit pa demtuar artikulacionin.

Lirimi/leshimi i artikulacionit

Arsyeja kryesore qe con ne deshtim te nderhyrjes per zevendesim artikular protezik eshte lirimi/leshimi i metaleve ose cementos nga kocka. Jane bera shume perparime mbi jetegjatesine e nje proteze artikulare ,por megjithate pjesa me e madhe do te leshohen me kalimin e kohes dhe si pasoje do te kerkojne revizionim/rishikim. Fatmiresisht ju mund te prisni sherbim nga nje proteze artikulare per 20-25 vjet, por ne disa raste artikulacioni do te lirohet/leshohet dhe me heret. Nje artikulacionl i lesuhuar eshte problem pasi shkakton dhimbje. Kur dhimbja behet e padurueshme eshte e nevojshme nje nderhyrje e dyte per te zgjidhur kete problem.

Pas nderhyrjes

Cfare ndodh pas nderhyrjes?

Disa kirurge ortoped rekomandojne perdorimin menjehere pas kirurgjise te nje mjeti te njohur si aparat i levizjes pasive te vazhdueshme. Kjo mendohet se parandalon formimin e pllakave te gjakut dhe pershpejton sherimin e plages, mund te pakesoje nevojen e pacienteve per medikamente, mund te ndihmoje ne permiresimin e levizshmerise se gjurit pas kirurgjise. Gjithsesi, duket se pacientet kane te njejtat rezultate ne rifitimin e levizhmerise se gjurit dhe nqs bejne ushtrimet e tyre.

Trajtimi fizioterapeutik eshte i programuar 1-2 here  ne dite gjate kohes se qendrimit ne spital. Trajtimi fizioterapeutik do te kete si synim kryesor harkun e levizjes se gjurit. Levizje te ngadalta do t’ju ndihmojne te perkulni dhe te drejtoni gjurin. Nqs perdorni apratin e levizjes pasive te vazhdueshme  duhen kontrolluar here pas here parametrat, kemba juaj munb te mbahet ngritur per te ndihmuar drenimin e lengjeve te teperta ne kembe.

Fizioterapisti do  ndihmoje me ushtrimet per permiresimin e harkut te levizjes se gjurit dhe fuqizimin e muskujve te vitheve dhe te kofshes. Levizjet  kycit te kembes sherbejne per te ulur enjtjen e kembes dhe per te parandaluar formimin e pllakezave te gjakut..

Pacientet mund te shkojne ne shtepi pas 4-7 ditesh ne spital. Kjo behet e mundur pasi pacienti te tregoje qe eshte i afte te cohet nga krevati dhe te shtrihet, te ece disa metra me paterica ose walker, te ngjise dhe te zbres shkallet dhe te kryeje nevojat personale. Eshte gjithashtu e rendesishme qe te rifitohet nje kontraktim i mire i muskulit kuadriceps dhe te permiresohet harku i levizjes se gjurit. Pacientet qe kane nevoje per kujdes te metejshem mund te dergohen ne nje repart tjeter spitalor derisa te jene ne gjendje te shkojne ne shtepi.

Pjesa me e madhe e kirurgeve ortoped rekomandojne kontrolle rutine sipas nje kalendari te percaktuar pas zevendesimit protezik te artikulacionit koksofemoral. Shpeshtesia e vizitave te kontrollit varion nga 6 muaj ne 5 vjet ne varesi te situates dhe rekomandive te kirurgut.

Pacientet qe kane proteze koksofemorale do te kene episode dhimbje ndonjehere, por nqs kjo dhimbje do te persistoje per me shume se disa jave duhet te bere konsulte me kirurgun. Gjate ekzaminimit, kirurgu ortoped  do te perpiqet te shpjegoje shkakun e dhimbjes. Mund te kerkohet radiografia e artikulacionit per tu krahasuar me ato te meperpareshmet per te pare nqs ka shenja te leshimit/lirimit te artikulacionit.

Rehabilitimi

Cfare pritet gjate periudhes se sherimit?

Pas daljes nga spitali, ju mund te keni séance trajtimi fizioterapeutik ne shtepi nga 1 here deri ne 6 here ne jave. Kjo eshte per te siguruar qe ju jeni mire ne dhe perreth shtepise dhe kur hipni dhe zbrisni nga makina. Terapisti juaj do te perseris me ju programin ushtrimor, do vazhdoj te punoje qe gjuri te rifitoje levizjet dhe t’ju rekomandoj gjithcka qe duhet per sigurine tuaj. Ne disa raste ju mund te keni nevoje per séance shtese fizioterapie ne shtepi para se te filloni trajtimin ne klinike. Terapia ne shtepi perfundon kur ju mund te dilni nga shtepia.

Trajtimi ne kliniken fizioterapeutike eshte hapi pauses. Terapisti juaj mund te perdore nxehtesi, akull ose elektrostimulim per te ulur enjtjen ose dhimbjen.

Duhet te perdorni walker dhe paterica sipas udhezimeve. Nqs keni nje proteze te cimentuar mund te perparoni ne peshen qe vendosni mbi kemben e semure kur rrini ulur ose kur ecni sa te mos keni shqetesime. Nqs keni proteze te pacimentuar kirurgu juaj mund te kerkoje nga ju vendosjen vetem te gishtave te kembes se operuar derisa te beni nje radiografi per follow up  dhe kirurgu ose terapisti juaj do te vendose  qe ju mund te venodsni me shume peshte mbi kemben e semure,zakonisht 5-6 dite pas nderhyrjes.

Terapisti juaj mund te perdore paterica ku mbeshteten duart per te permiresuar harkun e levizjeve. Ushtrimet e forces kane qellim forcimin e  grupit te muskujve te ijeve, vitheve dhe te kofshes.

Terapistet ne disa raste i trajtojne pacientet e tyre ne nje pishine. Ushtrimi ne pishine ka me pak stress mbi artikulacion  dhe ben levizjet me te lehta. Pasi keni perfunduar ushtrimet ne pishine dhe programin ushtrimor atehere ju mund te kaloni ne ushtrime te pavarura.

Kur eshte e sigurte vendosja e peshes se plote ne te gjithe kemben, keshillohen lloje te ndryshme  ushtimesh per te balancuar, stabilizuar dhe kontrolluar artikulacionin e gjurit

Si perfundim nje grup i zgjedhur ushtrimesh mund te perdoren per te stimuluar  aktivitetet e perditeshme si psh. Ngjitja dhe zbritja e shkalleve, ecja ne terren te ndryshueshem. Grup tjeter ushtrimesh mund te perdoren per te stimuluar kerkesat per punen ose aktivitete te tjera.

Shume paciente kane me pak dhimbje dhe levizshmeri me te mire pas nderhyrjes per zevendesimin protezik te artikulacionit te gjurit. Terapisti do te punoj me ju qe ta mbaje artikulacionin te shendetshem per sa me gjate te jete e mundur. Kjo mund te kerkoje qe te rregulloni aktivitetin tuaj fizik ne menyre te tille qe te mos ushtrohet shume stres mbi artikulacionin e ri. Sporte te renda qe kerkojne te vraposh,te hidhesh, ndalesha dhe starte te menjehereshme nuk duhet te praktikohen. Keshillohet ciklizmi,noti dhe ecja ne nivel, gjithashtu dhe sporte me impakt te ulet si ggolfi dhe bowling.

Qellimi i terapise fizike eshte t’ju ndihmoje te te maksimizoni forcen, te levizni normalisht dhe te permiresoje aftesine tuaj per te kryer aktivitetin e perditshem. Ne momentin qe ju jeni mire, vizitat e rregullta ne kliniken fizioterapeutike do te perfundojne. Terapisti juaj do te jete pike referimi por ju do te jeni pergjejgjes per kryerjen e ushtrime sipas nje programi te caktuar ne shtepi.

Make An Appointment