Meniscu

UDHERREFYES I PACIENTIT PER DEMTIMET E MENISQEVE

 

Menisku eshte nje strukture e gjurit qe demtohet shpesh. Demtimi mund te ndodh ne cdo grupmoshe. Ne moshat e reja menisku eshte shume i forte dhe i rreshkitshem dhe ruptura (carja) zakonisht ndodh si pasoje e nje levizje te forte perdredhese te gjurit. Me kalimin e moshes menisku dobesohet dhe mjafton nje demtim i vogel per te rupturuar (care) ate.

Ky udherrefyes do t’ju informoje mbi:

  • Pritshmerite e kirurgut tuaj per rastin ne fjale
  • Cfare dnodh gjate nderhyrjes
  • Pritshmerite pas nderhyrjes

Anatomia

Cfare eshte menisku dhe cili eshte funksioni i tij?

Midis tibias (kockes se kercirit) dhe femurit (kockes se kofshes)  ne artikulacionin e gjurit ndodhen dy menisqe. Menisku medial ne formen e shkronjes C eshte i vendosur ne pjesen e brendeshme te gjurit, afer gjurit tjeter (medial do te thote afer bushtit te trupit) menisku lateral ne formen e shkronjes U ndodhet ne pjesen e jashtme te gjurit (lateral do te thote larg boshtit te trupit). 

Keta dy menisqe veprojne si amortizatore te gjurit. Duke qene ne formen e nje unaze ata shperndajne forcat qe veprojne mbi artikulacionin e gjurit. Gjate ecjes gjuri ngarkohet me gati dyfishin e peshes trupore, ndersa gjate vrapimit ngarkohet me pothuajse tete-fishin e peshes trupore. Kur gjuri perthyehet pjesa e pasme e menisqeve merr presionin me te madh.

Kerci articular eshte nje material i bute dhe i rreshkitshem qe mbulon siperfaqet fundore te kockave qe formojne artikulacionin e gjurit. Kerci articular lejon siperfaqet te rreshkasin mbi njera-tjetren pa demtuar asnjeren prej tyre.

Duke shperndare forcat qe veprojne mbi artikulacionin e gjurit, menisqet mbrojne kercin nga ushtrimi i shtypjes ne nje siperfaqe te vogel te artikulacionit. Ne mungese te menisqeve forca vepron ne nje siperfaqe te vogel te siperfaqes artikulare duke shaktuar nje demtim degjenerativ te kercit artikular te quajtur osteoartrit.

Menisqet i japin stabilitet artikulacionit te gjurit. Ata e kthejne siperfeqaqen e kockes se kercirit ne nje fole te ceket qe eshte me stable nga sa mund te ishte nje siperfaqe e sheshte. Pa menisqet, pjesa e rrumbullaket e femurit do te rreshkiste mbi nje siperfaqe te shehste.

 

Shkaqet e demtimeve te menisqeve

Menisqet mund te demtohen ne cdo moshe, por shkaqet qe shkaktojne demtimin jane te ndryshem per cdo grupmoshe. Ne personat e rinj menisqet jane struktura te fort ate rreshkitshme. Rupturat (carjet) e menisqeve ne pacientet nen 30 vjec zakonisht ndodhin si pasoje e levizjeve te forta perdredhese. Ne grupmoshat e raja rupturat e menisqeve ndodhin me shpesh nga nje aktivitet sportive. Mund te rupturohet (cahet) plotesisht buza e brendeshme e meniskut medial (te brendshem)  qe quhet rupture ne formen e dorezes se koves. Buza e brendeshme e meniskut mund te rupturohet dhe ne menyre te pjesshme. 

Indi nga i cili perbehen menisqet dobesohet me kalimin e moshes duke cuar ne degjenerim ose dhe rupture (carje) te meniskut dhe mjafton nje demtim i lehte per ta demtuar ate. Shpesh nuk gjendet nje shkak specific qe ka cuar ne carjen e meniskut degjenerativ. Keto lloj rupturash/carjesh te meniskut verehen shpesh si pjese e osteoartritit ne moshat e vjetra. Rupturat degjenerative bejne qe menisku te tensionohet dhe te cahet ne shume drejtime.

Simptomat

Dhimbja eshte ankesa kryesore qe kane pacientet me carje te meniskut. Dhimbja mund te ndjehet ne ate ane te gjurit qe eshte afer meniskut te demtuar. Ose dhimbja mund te jete me e perhapur dhe te prek te gjithe gjurin.

Gjuri mund te enjtet duke dhene ndjesine e ngurtesise dhe ngushtimit. Kjo shpesh vjen si pasoje e akumulimit/grumbullimit te likidit (lengut) ne brendesi te artikulacionit. Ndonjehere quhet uje ne gju. Kjo nuk eshte dicka qe ndodh vetem ne carjet e meniskut, por ne te gjitha rastet kur enjtet gjuri.

Nqs carja eshte shume e madhe artikulacioni i gjurit mund dhe te bllokohet, qe do te thote paaftesi e plote per te shtrire gjurin. Kjo ndodhe kur pjesa e rupturuar e meniskut shkeputet dhe ngec ne mekanizmin levizes se gjurit, njelloj si kur vendosim nje laps ne menteshen e deres.

Nje menisk i rupturuar mund te shkaktoje probeleme qe zgjasin. Ferkimi ne menyre te vazhdueshme i meniskut te care ne siperfaqen artikulare demton siperfaqen artikulare duke shaktuar osteoartrit te gjurit.

Diagnoza

Diagnostikimi fillon me marrjen e histories se semundjes dhe ekzaminimin fizik. Mjeku juaj do perpiqet te percaktoje ku lokalizohet dhimbja, nqs ju keni bllokim ose kercitje (klik) gjate levizjeve te gjurit. Radiografia nuk e tregon meniskun e care, sherben kryesisht per te treguar nqs ka demtime te tjera.

Rezonanca magnetike MR eshte nje ekzaminim shume i mire per te pare meniskun. Gjate ketij  ekzaminimi perdoren vale magnetike ne vend te rrezeve X per te treguar indet e buta e organizmit. Ne kete menyre perftohen imazhe ne prerje te holla te zones se interest. Zakonisht ky ekzaminim kryhet per te pare demtimet ne menisqet ose ligamentet e gjurit. Ky ekzaminim eshte i padhimbshem dhe nuk ka nevoje per injeksione ose lende kontrasti.

Nqs pas marrjes se histories se semundjes dhe ekzaminimit fizik, mjeku ka dyshime per diagnozen, ose nqs dyshohen demtime te tjera pervec atyre te meniskut, atehere rekomandohet kryerja e rezonances magnetike.

Ne raste se historia e semundjes dhe ekzaminimi fizik te cojne drejte diagnozes se ruptures se meniskut atehere rekomandohet artroskopia, si per te konfirmuar diagnozen ashtu edhe per te trajtuar problemin ne te njejten kohe. Artroskopia eshte nje operacion qe konsiston ne futjen e nje fibre optike mikroskopike qe ka nje kamere ne artikulacionin e gjurit qe i mundeson kirurgut te ekzaminoje strukturat ne brendesi te gjurit; kercit, ligamenteve dhe menisqeve

Trajtimi

Trajtimi Jokirugjikal

Trajtimi fillestar i meniskut te care ka per qellim uljen e dhimbjes dhe te enjtjes se gjurit. Pushimi dhe medikamente antiinflamatore si aspirina mund te ndihmojne ne uljen e simptomave. Mund te jete e nevojshme qe te perdorni paterica derisa te mund te ecni pa caluar.

Disa paciente mund te bejne terapi fizike per trajtimin e problemeve te meniskut. Terapistet trajtojne dhimbjen dhe enjtjen duke perdorur akull, elektrostimulim dhe periudha pushimi me kemben te mbajtur ngritur lart. Ushtimet perdoren per te ndihmuar ne rifitimin e levizjeve te artikulacionit dhe muskujve.

Trajtimi Kirurgjikal

Nqs gjuri vazhdon te bllokohet dhe nuk mund te shtihet, kirurgjia rekomandohet te kryhet sa me shpejt te jete e mundur per te hequr presen e care qe ka ngecur ne artikulacionin e gjurit. Por mund te  mos sherohet  vete as nje menisk qe eshte lehtesisht i care. Nqs simptomat persistojne pas trajtimit jokirurgjikal, rekomandohet kirurgjia per te hequr ose per te riparuar pjesen e care te meniskut.

 

Kirurget perdorin nje artroskop (si u permend me siper) per tarjtimin e nje menisku te demtuar. Nepermjet nje incizioni (prerje) te vogel ne gju behet e mundur inserimi (futja) e kameres ne artikulacion.

Meniskektomi e pjeseshme

Procedure gjate se cilet hiqet pjesa e care e meniskut quhet meniskektomi e pjeseshme. Kirurgu bene nje prerje tjeter te vogel per te vendosur insturmentet kirurgjikale ne brendesi te artikulacionit te cilet perdoren per te hequr pjesen e care te meniskut,nderkohe qe artroskopi perdoret per te pare procesin.

Kirurget preferojne te mos e heqin te gjithe meniskun sepse menisku sherben per te amortizuar shokun dhe i shton stabilitet gjurit. Heqja e meniskut rrit rrezik per artrit te gjurit ne te ardhmen. Vetem nqs menisku eshte care ne shkalle te tille sa nuk mund t eriparohet, konsiderohet heqja e plote e tij.

Riparimi i meniskut

Kurdohere qe eshte e mundur, kirurget zgjedhin ta riparojne meniskun ne vend qe te heqin nje pjese te vogel te tij. kandidate te pershtatshem per riparimin e meniskut jane paciente te rinj ne moshe qe kane rupturuar meniskun kohet e fundit. Pacientet e vjeter ne moshe me rupture degjenerative nuk jane kandidate per kete procedure. Per te riparuar meniskun e care, kirurgu inseron (fut) artroskopin dhe vezhgon  meniskun.

Disa kirurge perdorin sutura (qepje me fije) per te qepur anet e cara te meniskut. Disa te tjere perdorin disa kapese te vecanta per te bashkuar buzet e pjeses se care.

Transplantimi i meniskut

Kirurget po fillojne te eksperimentojne me menyra te ndryshme per te zevendesuar meniskun e demtuar. Nje menyre eshte transplanti i indit nga trupi i nje personi tjeter, i quajtur allograft. Gjithsesi nevojiten studime per nje kohe te gjate per te pare ecurine e ketyre pacienteve qe i jane nenshtruar transplantit te meniskut.

Rehabilitimi

Rehabilitimi jokirurgjikal

Rehabilitimi jokirurgjikal i nje menisku te rupturuar zgjat 6-8 jave. Terapistet trajtojne dhimbjen dhe enjtjen duke perdorur akull,elektrostimulim dhe periudha pushimi me kemben te mbajtur ngritur lart. Gradualisht shtohen ushtrimet per te permiresuar harkun e levizjeve te gjurit dhe per ta fuqizuar ate. Ne rast se mjeku juaj rekomandon perdorimin e gjunjezes, fizioterapisti do ju ndihmoje ta gjeni dhe ta perdorni ate.

Ju mund te rifilloni aktivitetin sportive kur muskujt tuaj kane arritur pothuajse nivelin e plote te forces, kur gjuri juaj nuk enjtet ne menyre te herpashershme dhe nuk keni problem me gjurin kur nisni levizjen.

Pas kirurgjise

Rehabilitimi vazhdon pas kirurgjise ne menyre te kujdeshme dhe trajtimi ndryshon ne varesi te faktit nqs u hoq pjesa e demtuar e meniskut, menisku eshte riparuar apo eshte hequr plotesisht dhe eshte zevendesuar.

Pacientet duhet te ndjekin ne menyre strikte rekomandimet mbi faktin sa peshe duhet vendosur mbi gju kur qendron ne kembe ose ecen. Pas heqjes se pjesshme te meniskut, kirurgu mund te keshilloje qe te vendosni nje sasi te konsiderueshme peshe mbi gjurin e operuar duke perdorur paterice. Pas riparimit te meniskut, pacientet keshillohen ta mbajne gjurin ne pozicion te shtrire me nje gjunjez dhe te vendosin nje peshe te vogel mbi te kur jane ne kembe ose jane duke ecur per gati 6 jave.

Zakonisht pacientet kane nevoje per pak séance fizioterapie pa meniskektomise (heqjes se meniskut) séance shtese mund te programohen nqs pacienti ka problem me dhimbjen, enjtjen ose ka dobesi te gjurit. Rehabilitimi eshte me i ngadalte pas riparimit ose zevendesimit te meniskut. Fillimisht do te keni 2-3 seanca fizioterapie ne jave. Nqs kirurgjia dhe rehabilitimi shkojne ashtu sic jane planifikuar, ju mund te merrni nj eprogram ushtrimesh qe do ti beni ne shtepi dhe te takoheni me terapistin tuaj cdo disa jave per nje periudhe 6-8 javore.

Make An Appointment