Frakturat e Kellkut

Frakturat e Kellkut

Numri i frakturave qe ndodh cdo vit rritet me mplakjen e populates. Fraktura e kellkut ne nje individ te moshuar nuk eshte thjeshte nje kocke e thyer. Ajo eshte nje semundje jete- kercenuese. Fraktura e kellkut ne vetvete rralle eshte nje problem i veshtire per t’u zgjidhur. Por kur ndodh fraktura e kellkut ajo mbart me vete te gjitha komplikacionet mjekesore te mundeshme qe mund te shfaqen kur nje i moshuar eshte i detyruar te qendroje ne shtrat. Komplikacionet jane ato qe e kthejne nje thyerje te thjeshte ne nje situate jete-kercenuese.

Frakturat e kellkut ne femije dhe te rritur jane shume me ndryshe. Informacioni ne kete artikull i perket vetem popullates se moshuar.

Ky udhezues do ju ndihmoje juve te kuptoni

  • Si ndodhin frakturat e kellkut
  • Si  e diagnostikojne mjeket kete problem
  • Cilat jane alternativat e trajtimit
 

Anatomia

Artikulacioni koksofemoral (kellku) eshte nje nga artikulacionet e vertete  koke – fole te trupit. Foleja e kellkut quhet acetabulum dhe formon nje bulese qe rrethon koken sferike te kockes se kofshes, ose koka femorale. Koka femorale bashkohet me pjesen tjeter te femurit nepermjet nje seksioni te shkurter kockor te quajtur qafa e femurit. E dala ne pjesen e jashtme te femurit direct nen qafen e femurit quhet trakanter major/i madh. Kjo eshte pjesa ku muskujt e medhenj te pasem kapen ne femur. Muskuj te medhenj te te ndenjurave ne anen e pasme dhe muskuj te medhenj te kofshes ne anen e perparme rrethojne kellkun. Siperfaqa e kokes femorale dhe pjesa e brendeshme e acetabulit jane te mbuluara nga nje shtrese kerci articular. Ky material eshte afersisht 2.5 cm i trashe ne pjesen me te madhe te artikulacioneve te trupit. Kerci articular eshte nje material i forte, i lemuar qe lejon siperfaqet te rreshkasin mbi njera-tjetren pa demtuar.

Ushqyerja me gjak e kokes femorale (pjesa Sferike) behet nepermjet arterieve qe vijne nga qafa e femurit. Nese demtohet furnizimi me gjak nuk ka me kthim pas. Nje nga problemet me frakturat e kellkut eshte demtimi qe mund t’i ndodh ketyre eneve te gjakut kur thyhet kocka. Kjo mund te coje ne nekroze/vdekje te kokes femorale. Kur ndodh kjo kocka nuk eshte me ne gjendje te mbaje veten e vet. Kjo mund te coje ne nje nga komplikacionet e fraktures se kellkut te quajtur nekroze avaskulare.

 

Shkaqet

Pse ndodh ky problem?

Trauma eshte nje shkaq i qarte i fraktures se kellkut. Ne popullaten e moshuar, demtimi mund te ndodh nga dicka e thjeshte sic eshte humbja e ekuilibrit dhe rrezimi pertoke. Edhe pse shumica e frakturave ndodhin ne kete menyre, edhe e kunderta ne disa raste eshte e vertete, fakti qe rrezimi mund te kete ndodhur si pasoje e fraktures se kellkut. Kjo do te thote qe ne fillim thyehet kellku, gje qe shkakton rrezimin e pacientit.

Osteoporoza mund te dobesoje qafen e femurit ne ate pike qe cdo presion i rritur mbi kocken mund te shkaktoje thyerjen qafes se femurit ne menyre te papritur. Nje hap i pasigurt mund te shkaktoje nje perdredhje te kellkut gje qe ushtron presion te rritur ne qafen e femurit. Qafa e femurit thyhet dhe pacienti rrezohet pertoke. Kjo ndodh kaq shpejt sa eshte e paqarte nese ka ndodhur ne fillim thyerja apo rrezimi i pacientit.

 

Simptomat

Cfare ndjen ne rastin e fraktures se kellkut?

Fraktura e kellkut ashtu sic do fracture kocke shkakton dhimbje. Fraktura ben shume te veshtire qe pacienti te peshoje mbi kemben e asaj ane. Kur fraktura e kellkut ndodh ne nje te moshuar qe jeton vetem, mundet qe per ore te tera askush te mos i vije ne ndihme. Ndonjehere pacienti mund te mos arrije te shkoje te telefoni per te njoftuar dike. Kjo eshte jete-kercenuese. Kjo situate mund te shkaktoje dehidratim, ose nese fraktura ndodh jashte ne nje ambient te ftohte pacienti mund te beje hipotermi. Te dyja keto gjendje mund te jene vdekjeprurese.

 

Diagnoza

Si mund te identifikohet problem nga mjeket?

Dianoza e nje fracture te kellkut zakonisht vendoset ne nje dhome emergjence. Diagnoza fillon me historine e semundjes dhe ekzaminimin fizik te pacientit. Eshte e rendesishme qe mjeku te informohet per te gjitha problemet shendetesore te pacientit ne manyre qe te planifihohet trajtimi i fraktures se kellkut. Pjesa me e madhe e te dhenave te marra nga historia dhe ekzaminimi fizik do te perdoren per te vleresuar gjendjen e pergjitheshme fizike te pacientit. Ekzaminime te tilla si Radiografi torakale, elektrokardiograme, analize gjaku mund te kerkohen per te percaktuar gjendjen e pergjitheshme te pacientit.

Radiografia perdoret ne menyre tipike per te percaktuar nese ka ndodhur fraktura e kellkut, dhe nese ka ndodhur, cfare tipi frakture eshte. Kirurgu ortoped perdor radiografine per te percaktuar nese do te jete e nevojshme ndonje procedure kirurgjikale dhe per te vendosur se cilin tip duhet te sugjeroje.

Ne disa raste, radiografia mund te mos e tregoje frakturen. Nese pacienti  vazhdon te kete dhimbje dhe mjeku eshte ne dyshim per nje fracture te kellkut, atehere rekomandohet rezonanca magnetike (RM) e kellkut. Rezonanca magnetike perdore vale magnetike ne vend te rrezatimit per te perftuar shume pamje te kellkut. Aparati i Rezonances Magnetike eshte shume i ndjeshem dhe mund te tregoje fraktura qe nuk duken ne nje radiagrafi normale. Ky ekzaminim kryhet per t’u siguruar qe nuk ka frakture te kellkut, para se te lejojme pacientin qe te peshoje mbi kemben. E ecura mbi nje kellk te thyer shkakton zhvendosjen e dy skajeve te fraktures, ose largimin nga njeri tjetri duke bere qe ato te mos bashkon me ne nyren e duhur. Nje frakture skajet e te ciles nuk jane te zhvendosura eshte me e thjeshte per t’u trajtuar se ajo qe i ka skajet e zhvendosura. Nje frakture e zhvendosur rrit rrezikun e demtimit te eneve te gjakut qe furnizojne me gjak koken e femurit duke shkaktuar keshtu nekroze avaskulare te saj.

 

Trajtimi

Si mund te zgjidhet ky problem?

Trajtimi i fraktures se kellkut fillon menjehere duke u siguruar qe gjendja e pergjitheshme shendetesore e pacientit eshte e qendrueshme.  Vendimet lidhur me trajtimin e fraktures se kellkut mund te merren pasi kirurgu eshte i sigurte qe pacienti eshte i stabilizuar.

 

Trajtimi jokirurgjikal

Nje frakture rralle konsiderohet e qendrueshme, qe do te thote qe nuk zhvendoset ne pacienti lejohet te ulet ne karrige. Por nese fraktura  duket e qendrueshme, pacienti mund te trajtohet ne menyre jokirurgjikale nese kirurgu mendon qe pacienti mund te ngrihet nga shtrati brenda disa diteve. Shumica e frakturave te kellkut mund te sheroheshin pa kirurgji, por problem eshte se pacienti do te duhej te qendronte ne shtrat per 8-12 jave. Mjeket pergjate experiences se tyre kane dale ne perfundimin se te vendosesh nje te moshuar ne regjim shtrati per kete periudhe kohe ka rrezik me te madh per te krijuar komplikacione sesa vet kirurgjia e nevojshme per te riparuar nje kellk te thyer. Kjo eshte arsye kryesore per te cilen rekomandohet kirurgjia ne pjesen me te madhe te pacienteve me frakture te kellkut.

 

Kirurgjia

Pothuajse te gjitha frakturat e kellkut ne te moshuar trajtojen me kirurgji per te vendosur ne vend kocken e thyer. Nese eshte e mundur, kirurgjia normalisht kryhet brenda 24 oreve nga pranimi ne spital.

Qellimi i procedures kirurgjikale per trajtimin e kellkut te thyer eshte mbajtja e kockave te thyera ne pozicion, duke lejuar pacientin te cohet nga shtrati sa me shpejt te jete e mundur. Jane krijuar shume menyra per te trajtuar tipe te ndryshme te frakturave te kellkut. Pjesa me e madhe e frakturave te kellkut trajtohen ne nje nga keto tre menyra: me shtiza metalike, me pllake metalike dhe vida, ose zevendesimi i kokes femorale te thyer me implant artificial.

 

Shtizat Metalike

Fraktura e qafes se femurit, nese  pjeset e thyerta jane akome ne pozicionin e duhur, mund te kerkojne vetem dy ose tre shtiza metalike qe te mbajne dy pjeset e fraktures bashke. Kjo procedure eshte shume e thjeshte dhe lejon qe pacientet te fillojne te peshojne mbi kemben direct pas operacionit.

Pllaka Metalike dhe Vidat

Ne disa fraste fraktura e kellkut ndodh poshte qafes femorale, ne zonen e e quajtur regjioni intertrokanterik. Keto fraktura shkaktohen zakonisht nga rrezimi dhe shpesh jane frakturat me te veshtira per t’u trajtuar. Pergjithesisht ne keto raste ndodh me shume se nje thyerje, dhe si pasoje duhet qe disa pjese kockore te ngjiten bashke.

Kirurget zakonisht i fikesojne keto lloj frakturash duke perdorur nje pllake metalike dhe vida kompresive. Kjo teknike ndihmon ne ripozicionimin e pjeseve kockore dhe mbeshtetet ne forcen muskulare per t’i mbajtur nderkohe qe kocka sherohet.

Zevendesimi artificial i kokes femorale (Hemiartroplastike)

Ne rastet kur fraktura e kellkut ndodh permes qafes femorale dhe koka zhvendoset plotesisht, ekziston nje mudnesi shume e larte qe enet  qe furnizojne me gjak koken femorale te jene demtuar. Kjo rrite shume probabilitetin e nje nekroze avaskulare te kokes femorale.

Ashtu si eshte permendur me siper. Nekroza avaskulare ben qe koka femorale te vdese. Koka femorale fillon rte shkaterrohet disa jave me vone, duke shkaktuar problem me te medha ne muajt ne vijim. Kjo do te kerkoje nje operacion te dyte per te zevendesuar kellkun disa muaj me vone. Probabiliteti i kesaj ndodhie eshte aq i larte se pjesa me e madhe e kirurgeve rekomandojne menjehere zevendesimin artificial te kokes se femurit. Kjo procedure quhet Hemiartroplastike (hemi-gjysem dhe artroplastike- artikulacion artificial) sepse zevendesohet vetem gjysma perberese e artikulacionit, vetem koka dhe foleja qendron e paprekur.

 

Komplikacionet

Cfare mund te mos shkoje sic duhet?

Komplikacionet qe mund te ndodhin pas nje frakture te kellkut jane ato qe e bejne kete situate jete-kercenuese. Disa komplikacione mund te jene pasoje e operacionit, por gjithashtu mund te ndodhin edhe nese fraktura nuk trajtohet me kirurgji.

Pjesa me e madhe e komplikacioneve pas nje frakture te kellkut shkatohen regjimi i shtratit qe eshte i detyruar te qendroje nje i moshuar. Ne pergjithesi, kjo duket sikur perkeqeson te gjitha problemet shendetesore te pacientit. Disa nga problemet me te shpeshta qe nje frakture kellku ia rrit probabilitetin e komplikimit jane:

  • Anestezia
  • Pneumonia
  • Dekubituset (plaget nga qendrimi ne shtrat)
  • Tromboflebiti
  • Konfuzioni mendor

Ngritja e pacientit nga shtrati dhe mobilizimi i tij ul rrezikun e shfaqjes se ketyre komplikacioneve. Nese nje operacion eshte i nevojshem per te stabilizuar frakturen dhe per ta ngritur pacientin nga shtrati shpejt, kjo do te ulte rrezikun  e perhjithshem per shfaqjen e ketyre komplikacioneve. Kjo nuk do te thote qe komplikacionet mund te mos ndodhin pas kirurgjise, por ato jane me te lehta per t’u trajtuar nese pacienti mobilizohet.

Anestezia

Pjesa me e madhe e nderhyrjeve kirurgjikale kerkojne aplikimin e anestezise. Nje numer shume i vogel pacientesh kane problem me anestezine. Keto problem mund te jene si pasoje e reaksionit nga ilacet e perdorura, te lidhura me problem te tjera mjekesore dhe problem nga anestezia. Diskutoni rreziqet dhe shqetesimet tuaja me anestezistin.

Pneumonia

Regjimi i shtratit mund te rris rrezikun e pneumonise ne paciente te moshuar. Nese anestezia eshte e nevojshem per kirurgji, rreziku eshte edhe me i madh. Pas nje demtimi qe kerkon regjim shtrati, do te jete e nevojshme qe te bhen veprime te ndryshme per te mbajtur mushkerite te shendeteshme.  Infermierja juaj do ju udhezoje te merrni fryme thelle dhe te kolliteni shpesh. Ngritja nga shtrati dhe qendrimi ulur ne karrige ben qe mushkerite te punojne me mire. Ju do te lejoheni te uleni ne karrige sa me shpejt qe te jete e mundur.

Terapistet respiratore te spitalit kane mjete te ndryshme qe ndihmojne te ruhet funksioni optimal i mushkerive. Spirometry qe nxit fymemarrjen eshte nje aprat i vogel qe mat sa shume merr fryme dhe ju jep nje mjet per te permiresuar frymemarrjen e thelle. Nese vuani nga ndonje semundje tjeter pulmonare, sic eshte astma, terapisti respirator mund te perdore ilace qe aplikohen gjate trajtimit per te mbajtur kapur alveolat (vendet qe mbushen me ajer)

Dekubituset (plaget e shtratit)

Frakturat e kellkut shkaktojne dhimbje gjate levizjes, qofte dhe po te jeni ne shtrat. Si rrjedhoje ju nuk levizni me per te shperndare peshen nga njera ane ne tjetren sic do benit normalisht. Kur jeni shtrire, mbi lekuren ne zona te caktura ushtrohet shtypje. Zakonisht kjo nuk eshte problem pasi ju zhvendosni peshen e trupit nga nje ane ne tjetren. Kjo zhvendosje e peshes lejon qe rrjedha e gjakur te kthehet ne zonen e lekures qe ka qene e shtypur, gje qe nuk lejon qe kjo zone te demtohet.

Por nese dicka ju pengon qe te zhvendosni peshen dhe shtypja eshte konstante ne nje zone, ajo zone e lekure mund te demtohet si pasoje e mungese se furnizimit me gjak. Ky demtim quhet plage nga shtypja ose plage nga qendrimi ne shtrat. Shtypja ben qe lekura te vdes, ashtu si lekura e djegur nga nxehtesia. Ne fillim ajo zone eshte e dhimbshme, krijon flluska dhe pastaj kthehet ne nje plage te hapur. Keto plage jane te veshtira per t’u sheruar nese jane te medha. Ne keto raste mund te jete e nevojshme nje graft kutan (lekure). Ato mund te infektohen duke shkaktuar keshtu problem te tjera.

Trajtimi me i mire eshte per te moslejuar formimin e plageve te shtratit. Spitalet perdorin dysheke te vecante dhe shtreter me uje per te ndihmuar shperndarjen e barabarte te peshes ne persona qe duhet te qendrojne ne shtrat. Infermieret gjithashtu i levizin pacientet ne shtrat duke pare nese lekura eshte duke u shtypur ne nje zone te caktuar. Gjithsei menyra me e mire per te moslejuar formimin e plageve te shtratit eshte qe pacienti te ngrihet dhe te levize.

Tromboflebiti (mpiksja e gjakut)

Tromboflebiti, i quajtur gjithashtu tromboze e venave te thella, mund te vije si pasoje e qendrimit ne shtrat dhe moslevizjes. Tromboza e venave te thella ndodh atehere kur formohen trombe (pjese te mpiksura gjaku) ne brendesi te venave te thella te kembes. Kjo mund te beje qe kemba te enjtet, te jete e ngrohte dhe e dhimbshme ne prekje. Nese tombet shkeputen, atom und te shkojne ne mushkeri, ku vendosen ne kapilare (enet me te vogla te gjakut) dhe bllokojne rrjedhen e gjakut ne ate pjese te mushkerise. Kjo quhet embolizim pulmonar.  Pjesa me e madhe e kirugeve marrin masa serioze per parandalimin e embolizimit pulmonar. Ka shume menyra per te ulur rrezikun e trombozes se venave te thella, por menyra me efektive eshte mobilizimi i pacientit sa me shpejt te jete e mundur. Dy masa te tjera parandaluese jane:

  • Corape elastike qe ushtojne shtypje ne kembe per te bere qe gjaku te leviz
  • Mjekime qe hollojne gjakun duke moslejuar formimin e trombeve
 

Konfuzioni Mendor

Pacientet e moshuar qe vuajne nga nje frakture e kellkut dhe shkojne ne spital jane nen stress psikologjik. Ambienti jofamiljar, ilacet per dhimbjen, dhe stersi i demtimit mund te cojne ne ndryshime te sjellejes se pacientit. Ndonjehere kjo quhet sindroma e pertacit sepse perkeqesohet gjate nates. Kjo mund te jete e frikshme per pacientin dhe familjaret e tij. Fatmiresisht eshte puthuajse gjithmone nje situate kalimtare. Kjo mund te shkaktoje probleme sepse pacientet mund te behen te veshtire per te degjuar dhe ndjekur udhezimet. Ata mund te perpiqen qe te cohen nga shtrati dhe te demtojne me tej kellkun e thyer.

Trajtimi me i mire i konfuzionit mendor eshte qe pacienti te dale nga spitali dhe te levize. Ambjentet familjare, fytyrat e njohura dhe aktiviteti jane trajtimi me i mire. Mejkimet perdoren nese jane te nevojshme, mund te duhet gjithashtu qe pacientet te kufizohen ne menyre qe te mos demtojne veten e tyre. Gjendje te tjera mjekesore mund te shkaktojne konfuzion dhe mjeku duhet t’i perjashtoje ato. Por zakonisht konfuzioni mendor eshte kalimtar dhe pacienti e merr veten brenda disa diteve.

Rehabilitimi

Cfare vjen pas tratjimit?

Rehabilitimi Jokirugjikal

Frakturat e kellkut zakonisht kerkojne trajtim kirurgjikal. Rehabilitimi jokirurgjikal perdoret vetem ne pak raste pas frakturave te kellkut ne paciente te moshuar. Nje pacient me probleme te tjera shendetesore qe thyen kellkun mund te trajtohet me traksion. Traksion terheq gjymtyren e demtuar duke ndihmuar keshtu qe fragmented kockore te vendosen ne pozicionin e duhur.

Pacientet qe kane nje frakture stable (sic eshte pershkruar me siper) mund te bejne rehabilitim jokirurgjikal. Keta paciente mund te kerkojne disa dite regjim shtrati para se te asistohen per tee cur. Kur mejku percakton se fraktura eshte sheruar, mund te rekomandohet nje program fizioterapeutik qe zgjat 4-6 jave.

Pas kirurgjise

Qellimi i pjeses me te madhe te procedurave kirurgjikale eshte qe pacienti te cohet dhe te levize sa me shpejt te jete e mundur. Kjo ndihmon qe ata te shmangin koöplikacionet e rrezikshme qe mund te vijne si pasoje e qendrimit shtrire, ashtu si pneumonia, tromboza, artroza e artikulacioneve dhe dhimbja.

Nje fizoterapist zakonisht punon me paceintet ne spital menjeherepas kiurgjise. Ju do te asistoheni nga shtrati te karrigia ku do te uleni disa here ne dite. Ju do te filloni te ecni me nje walker (katerkembesh) ose paterica, do te praktikoni tualetin dhe do te filloni te veni ushtrimet per te tonifikuar muskujt e kellkut dhe te kofshes dhe per te parandaluar trobmozen e venave te thella te kembes.

Sasia e peshes qe mund t’i jepet kembes se operuar dot e jete ne varesi te llojit te operacionit te kryer. Pjesa me e madhe e pacienteve jane ne gjendje te fillojne te peshojne mbi kemben menjehre pas kirurgjise. Ne varesi te rendeses se fraktures, pacienti mund te jete ne gjendje te jape pjeserisht peshe mbi kemben e operuar ne periudhen e hershme pas operacionit.

Pacientet te cilet iu aplikohet hemiatroplastike ndjekin nje plan te ndryshem trajtimi. Kjo kirurgji eshte gjitheperfshirese dhe kerkon qe kirurgu te hape artikulacionin koksofemorale gjate nderhyrjes. Kjo rrit rrezikun e zhvendosjes (daljes nga vendi) te kellkut pas operacionit. Per te parandaluar kete pacienti ndjek udhezime strikte persa i perket pozicioneve te kellkut qe duhet te shmang. Paacientet ndjekin keto udhezime per te pakten 6 jave pas nderhyrjes, derisa indet e but ate fitojne force mjaftueshem per te shmangur zhvendosjen e artikualcionit. Pacientet mund te udhezohen si te perdorin patericat ne menyre qe te kufizojne peshen e dhene mbi kemben e operauar.

Pas kthimit ne shtepi nga spitali, mund te kerkoje qe  ju tepunoni me nje fizioterapist ne shtepi. Kjo eshte per te qene te sigurte ne shtepi dhe kur hipni dhe zbrisni ne makine. Fizioterapisti do te bje rekomandime per sigurine tuajm te kontrolloje levizjet qe beni, dhe qe peshoni aq sa duhet mbi kemben e operuar. Fizoterapia ne shtepi perfundon kur ju jeni te afte te dilni nga shtepia.

Vizitat e metjejshme te fizioterapisti mund te vazhdohen per pacientet qe kane te veshtire te ecin ose do te rikthehen ne pune fizike te veshtira.

Qellimi i fizioterapistit eshte te ndihmoje ne fuqizimin maksimal te fuqise muskulare te kellkut, rikthimin e tee cures normale dhe t’ju ndihmoje t’i riktheheni aktivitetit tuaj pa rrezikuar demtim te metejshem. Kur ju sheroheni komplet perfundojne vizitat te ffizoterapisti. Gjithsesi fizioterapisti eshte dikush qe do vazhdoje t’i jape pergjigje pyetjeve qe mund te keni ne vazhdim, por ju do te beni vete ushtrime ne shtepi sipas programit te percaktuar.

Make An Appointment