Displazia Zhvellimore e Kellkut ne Femije

Displazia Zhvellimore e Kellkut ne Femije

 

Nje udhezues per pacientin mbi Displazine Zhvellimore te Kellkut ne Femije

Displazia Zhvellimore e  Kellkut (DZHK), e njohur me pare si displazia e bashkelindur e kellkut, eshte nje crregullim i shpeshte qe prek foshnjat dhe femijet e vegjel. Ndryshimi qe ka pesuar emertimi i semundjes tregon faktin qe DZHK eshte nje proces qe ndodh ne kohe. Ajo zhvillohet qe ne jeten intrauteuterine (mbrenda ne miter) ose gjate vitit te pare te jetes. Ajo mund te jete ose jo e pranishme ne momentin e lindjes.

Ne kete situate verehet nje prishje e raportit normal  midis kokes se femurit dhe acetabulit (folese se kellkut). DZHK mund te prek te dy ose nje kellk, mund te jete e nje rendesie mesatare ose te madhe. Ne rastet mestare, e quajtur displazi e kellkut jo stable, koka e femurit eshte ne fole por zhvendoset lehtesisht. Rastet me te renda koka e femurit eshte pjeserisht ose plotesisht e zhvendosur. Nje zhvendosje e pjesshme quhet subluksacion.

Udhezuesi ju ndihmon te kuptoni:

  • Cila pjese e kellkut eshte e perfshire
  • Nga cfare shkaktohet kjo gjendje
  • Cilat jane alternativat e trajtimit
 

Anatomia

 Cila pjese e kellkut eshte e perfshire?

Artikulacioni koksofemoral/kellku eshte vendi ku femurin(kocka e kofshes) lidhet me pelvisin (legenin). Artikulacioni eshte i formuar nga dy pjese. Pjesa e siperme e femurit ka formen e nje topi dhe quhet koka femorale. Koka femorale futet ne fole ne legen te quajtur acetabul. Ky artikulacion top-fole na lejon te levizim kemben tone ne shume drejtime lidhur me trupin.

Shtypja normale e ushtruar dhe kontakti midis siperfaqeve te ketyre dy pjeseve ndihmon keto dy pjese te artikulacionit te zhvillohen normalisht. Pjesa me e madhe e acetabulit eshtekercore ne momentin e lindjes. Koka e femuit ne brendesi te acetabulit ndihmon qe artikulacioni te marre forme nderkohe qe zhvillohet. Ne DZHK kontakti i zakonshem midis kokes femorale dhe acetabulit eshte i crregulluar.

Nje pozicion jonormal i kokes femorale rezulton ne nje kellk displazik. Ndonjehere acetabuli eshte shume i ceket ose ne je kend ndryshe nga ai i nje foleje normale. Ai nuk eshte ne gjendje te mbaje koken femorale ne vend.

Nese problemi nuk  diagnostikohet dhe nuk trajtohet heret, indet e buta perreth kellkut fillojne te terhiqen. Mund te kete nderyshime ne furnizimin me gjak te kellkut. Ndonjehere kellku tenton te formoje nje fole tjeter te quajtur acetabul i rreme. Ne mungese te ligamenteve te duhura, indeve te buta dhe kalpsules se artikulacionit qe mban ne vend koken femorale, acetabuli i rreme krijon edhe me shume problem.

Shkaqet

Si zhvillohet ky problem?

Nuk ekziston nje factor i vetem i njohur si shkaktar i DZHK. Ne disa raste eshte laksiteti ose lirshmeria e ligamenteve perreth artikulacionit. Kjo mund te jete e trasheguar. Ne disa raste te tjera pozicioni i foshnjes si gjate rritjes ne mitren e nenes ashtu edhe pas lindjes mund te ndikoje ne menyren si formohet kellku.

Per shembull, paraqitja podalike (te ndenjurat ne fillim) kufizon levizjes ne brendesi te mitres. Kjo gjithashtu vendos kellkun nje nje pozicion qe perkulet, gjunjet drejt dhe kembet te bashkuara. Ky pozicion ushtron presion jonormal mbi artikulacion,  gje qe nuk lejon zhvillimin normal.

Pozicioni i kellkut dhe levizjet e lira te tij jane te rendesishme edhe ne muajt e pare pas lindjes. Ne kete mynyre kellku vashdon te zhvillohet dhe formon nje fole te thelle perreth kokes femorale dhe nje artikulacion stabel. Nje femije i mbajtur ne preherin e prinderve me kellkun e perkulur dhe te hapur anash ka me pak mundesi per te zhvilluar DZHK. Ne disa kultura femijet mbahen te mbeshtjelle me kembet e bashkuara dhe te shtrira drejt. Nje femije qe harxhon nje periudhe te madhe kohe ne kete pozicion eshte ne rrezik te larte per te zhvilluar  DZHK.

DZHK eshte shume me e shpeshte ne vajza sesa ne djem. Kjo mund te jete e liidhur me ndryshimet hormonale. Estrogjeni dhe nje hormon i quajtur relaksine i pranishem ne jeten intrauterine dhe gjate lindjes mund te shkaktoje laksitet ose lirshmeri te gjeneralizuar te ligamenteve. Kellku i e i majte ndikohet me shume se kellku i djathte. Perseri, kjo eshte e lidhur me pozicionin para lindjes. Pozicioni me i zakonshem i femijes ne miter eshte me kellkun e majte te pozicionuar perbri shtylles kurrizore te nenes duke kufizuar ne kete menyre levizjet e kellkut.

Femije me aftesi te kufizuar zhvellimore ose qe nuk levizin normalisht dhe qe nuk ngrihen ne kembe per te ecur jane gjithashtu ne rrezik per te zhvilluar  DZHK.

Simptomat

Cfare ndjejne femijet me kete problem?

I sapolinduri, foshnja ose femija i vogel mund te mos kete asnje simptome si dhimbja qe te sinjalizoje pranine e nje problem. Mund te kete ndryshime ne menyren si duken kembet dhe te ndenjurat nga njera ane ne tjetren. Ndonjehere problem nuk vihet re derisa femija fillon te ece. Nese eshte e prekur vetem njera ane, femija mund te ece me nje gjymtyre. Nese DZHK eshte e pranishme ne te dy anet, femija mund te lekundet nga njera ane ne tjetren. Nese jane te zhvendosura ted y kellket, ndonjehere behet shume e veshtire per te dalluar crregullimin ne te ecuren e femijes.

Diagnoza

Diagnoza e hershme ne nje te sapolindur dhe ne femije te vegjel eshte e rendesishme per te shmangur probleme te medha me vone. Ekzaminimi fizik i kryer nga pediatri eshte mjeti me i mire diagnostikues. Te gjithe te sapolindurit dhe femijet e vegjel duhet te ekzaminohen sa me shpejt te jete e mundur. Foshnjave te lindur me paraqitje podalike ose me histori familjare positive per DZHK duhet t’u kushtohet rendesi e vecante.

Manovra specifike kryhen nga mjeku nderkohe qe femija eshte akoma ne spital maternitet. Mjeku perpiqet te identifikoje  shenja te nje kellku jostabel. Dy provat fizike me te besueshme jane manovra e ORtolanit dhe Testi Barlow. Keto prova jane menduar per te percaktuar nese kellku rreshket Brenda dhe jashte acetabulit. Per te kryer kete test mjeku e vendos femijen mbi shpine ne tavolinen e vizites. Me pas ai hap anash gjunjet e femijes. Nese ndjehet qe kelllku mund te shtyhet jashte pjese se pasme te acetabulit te foshnjes, kjo konsiderohet jonormale.  Kjo quhet testi Borlow pozitiv dhe eshte nje shenje per instabilitetin e kellkut. Me hapjen e metejshme anash te kellkut, mjeku mund te ndjeje qe koka e femurit rreshket perpara nderkohe qe kthehet ne fole. Kjo quhet Manovra e Ortolanit positive dhe eshte nje shenje per instabilitet te kellkut. Nese nje nga keto teste eshte positive, femija duhet mbajtur nen vezhgim ose duhet trajtuar menjehere me nje korse te kembeve.

Per nje foshnje tre muajsh ose me shume, mund te kryhen testet Galeazzi ose Allis. Femija vendose ne pzoicionin mbi shpine me kellkun dhe gjunjet te perkulur dhe kembet te mbeshtetur mbi tavoline. Ekzaminues shikon per mosbarazi midis gjunjeve. Nese njeri gju eshte me psohte se tjetri, ne anen qe eshte me ulet mund te jete kellku i zhvendosur.

Duke qene se DZHK zhvillohet ne kohe, rekomandohen ekzaminime te herepashershme. Kontrollet e femijeve te shendetshem duhet te perfshijne dhe kontrolle te perseritura te kellkut. Kjo vazhdon derisa femija fillon te ece normalisht pa shenja te tee cures ne nje gjymture ose te ecur me lekundje. Mjeku gjithashtu kontrollon per ndryshime ne harkun e levizjes se kellkut, pala te pabarabarta te lekures ne kofshe dhe te ndenjura, dhe ndryshime ne gjatesine e kembeve nga njera ane ne tjetren.

Radiografia nuk eshte ekzaminim i besueshem ne te sapolindurpor mund te kete vlere diagnostike ne femije me e rritur. Ekografia eshte me e sakte ne 6 muajt e pare te jetes.

Trajtimi

Cilat jane alternativat e trajtimit?

Qellimi i trajtimit eshte mbajtja e kokes femorale ne kontakt te mire me acetabulin. Nje kellk stable nxit nje zhvillim normal te folese qe rrethon koken. Pozicioni i sakte i kellkut duhet te ruhet per aq kohe sa duhet per te stabilizuar kellkun. Kellku duhet te Flektohet (perkulet) 95 grade dhe te abduktohet (hapet) te pakten 90 grade. Ky pozicion mban koken e femurin ne pozicionin me te mire qe lejon ligamentet dhe kapsulen e artikulacionit te forcohen.

Trajtimi Jokirurgjikal

 

DZHK trajtohet ne disa menyra ne varesi te moshes se femijes dhe grades se situates. Ne 6 javet e para gjithacka qe eshte e nevojshme mund te jete vetem vendosja e dy ose tre pelenave njeheresh. Nese problemi vazhdon, nje korse e vecante e quajtur korseja Pavlik mund te perdoret nga 3 deri ne 9 muaj. Korseja mban kellku ne fleksion dhe abduksion (te perkulur dhe te hapur anash). Kjo mund te mbahet derisa mjeku te mos e levisz me kellkun nga Brenda jashte folese. Ne femije me te rritur, mund te perdoret radiografia per te konfirmuar qe kellku eshte stabel.

Per femijet me vonese te zhvillimit, mund te nevojitet nje program per t’i ngritur ne kembe. Kuti te vecanta mund te perdoren per ti mbajtur ngritur ne kembe dhe per t’i dhene kellkut forcen mekanike qe i nevojitet per t’u zhvilluar normalisht.

Kirurgjia

Ne femije me te medhenj se 6 muajsh korseja e Pavlik mund te mos funksionoje. Femija mund te jete shume i madh per te mbajtur korsene ose mund te jete shume aktiv per ta mbajtur gjate gjithe dites. Ne kete grupmoshe, nje reduktim i mbyllur nen anestezi mund te jete opsioni me  i mire. Nese kellku nuk mund te reduktohet lehtesish, femija mund te vendoset ne traksion per te liruar indet e buta perreth kellkut. Kur kiruru mendon qe eshte koha per te reduktuar kellkun, femija meren ne sallen operatore dhe vendoset nen anestezi te pergjitheshme. Aty kirurgu leviz ngadale kellkun dhe veren nese mund ta vendose ate ne fole. Fluoroskopia perdoret per te pare kockat e legenit dhe kellkun nderkohe qe vendoset ne pozicion. Fluoroskopia eshte nje lloj radiorafie ku kirurgu shikon imazhin ne nje monitor.

Ne momentin qe koka e femurit mund te vendoset lehtesisht ne fole, femija vendoset ne allci nga mesi deri te gishtat e kembes. Kjo allci perfshin te dy kembet ne menyre qe kellku te qendroje ne je pozicion-ne fole nderkohe qe indet e buta perreth kellkut forcohen per te mbajtur artikulacionin te vendosur ne vend. Allcia  mund te jete e nevojshme per disa muaj. Allcia zakonisht zevendesohet cdo dy jave-nje muaj. Cdo here qe ndryshohet allcia, femija merret ne sallen operatore dhe vendoset nen anestezi te pergjitheshme. Ky trajtim quhet reduktim i mbyllur.

Kirurgjia mund te jete e nevojshme kur kellku nuk mund te stabilizohet dhe te mbahet ne fole. Kirurgjia pergjithesisht eshte e nevojshme ne femije mbi 18 muajsh. Para kirurgjise, femija duhet vendosur ne traksion per te liruar indet e buta perreth kellkut. Pastaj femija vendoset ne allci te plote nga mesi deri ne gishta. Allcia mund te duhet te mbahet ne pozicion per disa muaj. Nje reduksion i hapur eshte nje procedure kirurgjikale e perdorur ne pjesen me te madhe te femijeve nga mosha dy vjec e siper, kur displazia e kellkut nuk eshte korrigjuar. Gjate ketij operacioni, kirurgu zhvendos cdo ind jonormal qe pengon koken femorale te pershtatet Brenda acetabulit dhe pret cdo ligament te shkurter ne kapsulen e artikulacionit. Kirurgu mund te kryeje atenotomi, prerje te tendineve ose muskujve te  kontraktuar dhe te tendosur ne kete zone. Kjo bene qe te lirohen sturkturat e tendosura perreth kellkutdhe lejon qe kellku te vendoset ne vend. Keto inde rriten me ind fibroz nderkohe qe femija sherohet. Femija zakonisht vendoset ne allci pas ketij lloji operacioni , te cilen duhet ta mbaje per disa muaj.

Nje operacion i quajtur osteotomi derotacionale mund te jete i nevojshem ne kete rast. Kjo procedure kirurgjikale konsiston ne prerjen dhe rrotullimin e femurit per te thjeshtesuar vendosjen e kokes se femurit ne brendesi te folese. Pasi kryhet kjo procedure, indet e buta lirohen dhe forcat muskulare tentojne te mbajne koken femorale ne vend. Perseri femija cendoset ne allci per disa muaj nderkohe qe kocka sherohet. Nje tomografi mund te kryhet para se te hiqet allcia per te konfirmuar qe kellku eshte ne vend. Tomografia eshte nje radiaografi e vecante qe bene shume prerje te trupit. Kjo mundeson nje pamje me te mire te acetabulit dhe te kellkut sesa nje radiografi e thjeshte.

Ne femije me te medhenj se 18 muajsh, problem kerkon kirurgji shtese per te ndryshuar acetkocken e kofshes). Problemi ka qene i pranishem per nje kohe te gjate dhe anatomia eshte zhvilluar ne menyre jonormale per nje kohe me te gjate. Mjeku juaj mund te rekomandoje kirurgji per te ndryshuar menyren qe acetabuli eshte vendosur ne kete situate. Ekzistojne shume menyra te ndryshme per osteotomi pelvike qe jane krijuar dhe perdoren akoma.

Disa tipe ostotomish perdoren per te vendosur acetabulin ne nje kend me horizontal ne lidhje me dyshemene. Duke vepruar keshtu, koka femorale ka me pak mundesi per te rreshkitur jashte dhe siper folese ne momentin qe ushtrohet peshe mbi te. Kjo perfshin osteotomine Steele, Satler dhe Pemberton.

Ne osteotomine Chiari, kocka e legenit direkt siper acetabulit pritet per te lejuar kocken te rreshkase jashte dhe te formoje nje cati te re mbi kellk. Kjo ndalon koken femorale te rreshkase siper dhe jashte folese. Me kalimin e kohes ku raft i kockes siper acetabulit rimodelon dhe formon nje acetabul me te thelle.

Osteotomia Staheli perdor nje graft kockor te vendosur direkt siper kellkut per te krujuar nje cati te re me te gjere, ose nje raft siper acetabulit. Kjo ndalon koken femorale te rreshkase siper dhe jashte folese dhe gjate sherimit krijon nje sioerfaqe me te madhe dhe me rezistente per te shperndare peshen qe transferohet nga koka femorale te acetabuli dhe legeni. Osteotomia Dial nuk eshte shume e perhapur. Ne kete procedure i gjithe acetabuli pritet dhe zhvendoset ne kendin me te mire dhe pastaj lejohet te sherohet.

Femijet e vegjel kane nje aftesi te pabesueshme per t’u sheruar. Per faktin qe skeleti eshte akoma duke u formuar, shume nga ndryshimet e bera ne operacion do te rimodelohen ne menyre dramatike dhe do te krijojne nje fole qe do t’i sherbeje femijes gjate moshes se rritur. Te gjithe femijet qe kane nevoje per kirurgji per te korigjuar nje kellk displazik kane nje rrezik me te madh per te bere artroze te kellkut ne moshe te rritur. Shume prej tyre do te arrijne moshen 40-50 vjec para se t’u fillojne probleme te rendesishme me kellkun. Disa te tjere mund te mos perjetojne kurre probleme te tilla.

Rehabilitimi

Cfare duhet pritur pas trajtimit?

Rehabilitimi Jokirurgjikal

Femija ne nje korse Pavlik perfiton aq shume levizje sa eshte e mundur- nderkohe qe kellku mbahet ne vend. Levizja lejon ushqyerjen e keckes dhe kercit qe po zhvillohet ne brendesi te artikulacionit. Terapisti do te rishikoje levizjet ne menyre qe te shmang levizje te tilla qe te demtojne kellkun. Korseja duhet perdorur vazhdimisht derisa kellku te jete stabel. Perdorimi mund te pakesohet gradualisht derisa ta mbaje vetem gjate nates perpara se ta heq komplet.

Per nje foshnje qe mban korsene duhet bere kujdes qe te mos vendoset me kembet me te abduktuara(te hapura) sec duhet. Abduksioni  eshte levizja kur kofshet happen duke u larguar nga njera tjetra. Korseja Pavlik eshte krijuar per te mbajtur kembet te perkulura 95 grade dhe kellkun te abduktuar ose te hapur 45 grade secila. Korseja mund te shtrengohet shume duke hapur kembet me shume sec duhet. Nje abduksion i sforcuar mund te bllokoje furnizimin me gjak te kokes femorale duke shkaktuar nje situate te quajtur nekorze avaskulare. Ky eshte nje komplikacion serioz qe mund te zgjas trajtimin e kellkut dhe mund te krijoje probleme te tjera. Kirurgu juaj ose fizioterapisti mund t’ju udhezoje se si duhet ta vendosni korsene Pavlik. Sigurohuni qe e keni kuptuar kete procedure sic duhet. Nese keni pyetje mos hezitoni te pyesni.

Pas Kirurgjise

Femija qe operohet nuk do jete ne gjendje te ece direkt pas operacionit per shkak te allcise. Nje vrime e vecante hapet ne menyre qe te lejohet femija i rritur te shkoje ne tualet. Femijet me te vegjel vazhdojne te perdorin pelena. Fizioterapisti juaj do te ndihmoje familjen me cdo mjet te vecante qe do te kene nevoje per gjerat e perditeshme dhe transportin e femijes. Menyrat e vecanta qe duhet mbajtur dhe pozicionuar femija do te rishikohen gjithashtu.

Kujdes i vecante duhet bere per te mos e lagur allcine me uje ose me urine. Allcia duhet hequr dhe nderruar vetem nese femija rritet dhe ka shenja qe allcia eshte e vogel ose nese ka te shenja te demtimit te lekures. Femija duhet kontrolluar disa here cdo dite for ndryshime te ngjyres se lekures ose ndjeshmerise. Dhimbja e kembeve, ftohja ose mpirja e gishtave, ose pakesim i levizjes se kembeve duhet te jene sinjalizuese per te njoftuar menjehere mjekun.

Terapia fizike eshte e rendesishme gjate periudhes postoperative ne allci. Mundesi per te zhvilluar aftesi te medha motore eshte e kufizuar. Terapisti do te monitoroje nga afer aftesite motore te medha dhe fine per te pasur ne kontroll zhvillimin e tyre normal gjate kohes.


Make An Appointment